Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kokëçarjet e UP-së: Numër i madh studentësh, numër i vogël objektesh

Kor 18, 2017

Kokëçarjet e UP-së: Numër i madh studentësh, numër i vogël objekteshKokëçarjet e UP-së: Numër i madh studentësh, numër i vogël objekteshKokëçarjet e UP-së: Numër i madh studentësh, numër i vogël objektesh

Myrvete Badivuku, prorektore për buxhet dhe financa në UP, thotë se këto probleme janë më të theksuara në Fakultetin Ekonomik, Juridik, Fakultetin e Shkencave Matematike –Natyore (FSHMN), Bujqësi dhe Veterinari.

Me Buxhetin për vitin 2017 kemi planifikuar ndërtimin e disa objekteve të reja për të zbutur këtë problem, konkretisht kemi planifikuar ndërtimin e objektit të ri për Fakultetin Ekonomik dhe FSHMN, për të cilët ende nuk kemi arritur të marrim lejen e ndërtimit nga Komuna e Prishtinës, kurse Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, i cili tashmë disa vite është në ndërtim e sipër, pritet të përfundojë punimet dhe të jetë funksional për vitin akademik 2017/2018. Po ashtu, në ndërtim e sipër është edhe Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë, në të cilin pritet të përfundojnë punimet gjatë vitit 2017”, thekson ajo.

Sipas Badivukut për ndërtimin e objekteve të reja, UP ka përkrahje edhe nga Ministria e Financave.

Ne kemi marrë përkrahje nga kjo ministri, por tani problemi qëndron tek sigurimi i lejes për ndërtim nga Komuna e Prishtinës. Konkretisht, për FSHMN, që tri vite me radhë ndahen mjetet në buxhetin e UP-së, të cilat shkojnë në suficit, për shkak të mossigurimit të lejës së ndërtimit”, thekson ajo.

Derisa mungesa e objekteve të reja ka qenë shqetësim për Rektoratin, disa nga dekanët e fakulteteve ankohen se për shkak të buxhetit të ulët, ata nuk mund të bëjnë as rregullime në fakultete, në mënyrë që ato kushte që ju ofrohen studentëve të jenë më të mira.

Tahir Arbneshi, dekan në Fakultetin e Shkencave Matematike–Natyrore, thotë se në takimet që ka mbajtur me studentë, kanë trajtuar të gjitha shqetësimet e tyre, përfshirë edhe kushtet në këtë fakultet.

Që nga tetori i vitit 2012 unë nuk kam rreshtur së kërkuari përmirësimin e kushteve për hapësira pune në FSHMN, por buxheti i limituar i UP-së nuk është as për së afërmi i mjaftueshëm për një ndërhyrje gjithëpërfshirëse për përmirësimin e hapsirave të FSHMN-së. Gjithashtu ju duhet ta keni në konsideratë edhe faktin që në tre vitet e fundit ka pasur ndërrime të shpeshta në menaxhmentin qendror, e kjo ka vështirësuar shumë punën në këtë drejtim”, thotë ai.

Sipas tij, zgjidhja e vetme për FSHMN-e do të ishte ndërtimi i një godine të re.

Medina Halimi, studente në Fakultetin e Bujqësisë, thekson se kushtet në këtë fakultet nuk janë të mira dhe se pretë që kjo gjendje të ndryshojë.

Së pari, objekti i fakultetit është shumë i vjetër. Pastaj ne si studentë kemi edhe mungesë të sallave për ligjerata dhe ushtrime. Po ashtu ka banka dhe karrige të cilat janë të vjetra dhe të dëmtuara”, tregon ajo.

Nevojë për objekt të ri, kanë edhe Fakulteti Juridik dhe Ekonomik në Prishtinë. Të dy këto fakultete, ndonëse me numër të madh të studentëve, gjenden në një objekt.

Haxhi Gashi, dekan në Fakultetin Juridik thotë se këtë vit janë në proces projekte në investime kapitale që, siç thotë ai, do të përmirësojnë dukshëm infrastrukturën.

“Gjatë kësaj kohe që kemi marrë menaxhimin e fakultetit kemi bërë investime në përmirësimin e infrastrukturës, korridoreve, sallave, amfiteatrove, dhe infrastrukturës përcjellëse dhe kushtet janë dukshëm më të mira se në vitet paraprake. Gjithashtu, kemi bërë kërkesa në Rektorat dhe organet tjera për ndërtimin e një objekti të ri. Andaj, në këtë vit Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë një fond fillestar për ndërtimin e një objekti të ri për Fakultetin Juridik dhe Ekonomik”, thotë Gashi.

Sipas tij, as në këtë fakultet nuk kanë munguar ankesat e studentëve për investime në infrastrukturë dhe krijimin e hapësirave të reja.

Ndërsa But Dedaj, dekan në Fakultetin Ekonomik, tregon se në këto dy fakultete janë të regjistruar 23,000 studentë dhe siç thotë ai, për të qenë kushtet më të mira, duhet të kishte hapësirë më të madhe.

Brenda ditës fakultetin e frekuentojnë më shumë se 7,000-8,000 studentë dhe vetëm në Fakultetin Ekonomik zhvillohen 80-100 ligjerata në ditë, dhe për këto ligjerata kemi vetëm 12 salla të mësimit (shumica shumë të papërshtatshme)”, thotë Gashi.

Ai thekson se për këtë çështje është angazhuar dhe e ka pasur si prioritet që të gjejë një zgjidhje.

Së bashku me kolegët e mi që udhëheqim Fakultetin Ekonomik, kemi parashtruar kërkesa më shkrim në menaxhmentin e UP-së. Ajo është aprovuar dhe është gjetur lokacioni i lirë dhe i përshtatshëm i cili është të Fakulteti Teknik. Këtë kërkesë me shkrim e kemi dorëzuar në Komunën e Prishtinës. Parlamenti i Kosovës e ka aprovuar buxhetin për ndërtimin e objektit të ri, ku edhe janë ndarë mjetet me emër të Fakultetit Ekonomik, në lartësi prej 1.5 milionë vetëm për vitin 2017.Tanimë ka qenë e planifikuar që të fillohet punë për ndërtimin e objektit, mirëpo Komuna e Prishtinës nuk na ka ndarë hapësirën për ndërtim. Na ka kthyer shkresën se mund të ndërtojmë diçka aty ku janë objektet”, thotë ai.

KosovaLive ka provuar të komunikojë me Komunën e Prishtinës, kryesisht me Drejtorinë e Urbanizmit, Ndërtimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, mirëpo nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Neni 2 i Ligjit për Ndërtim, rregullon ndërtimin e të gjitha objekteve ndërtimore në Kosovë, projektimin, ndërtimin, rindërtimin dhe rrënimin, nëse nuk është paraparë ndryshe me ligj të veçantë.

Edhe pse ligjeratat do të vazhdojnë të mbahen në objektet e vjetra, Universiteti i Prishtinës vetëm për vitin akademik 2017-2018, do të regjistrojë mbi 6,000 studentë.

Arbresha Berisha

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM