Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gazetarët dhe qasja në dokumente zyrtare

Nën 5, 2019

Qytetarët gëzojnë të drejtën që të shprehen lirshëm, pavarësisht profesionit apo angazhimit në përditshmëri. Po ashtu, pavarësisht bindjeve të caktuara sociale e politike. Ushtrimi i një të drejte të tillë i jep jetë demokracisë.

Secili person gëzon të drejtën e qasjes në dokumente publike. Dokumentet që mbajnë institucionet publike dhe organet e pushtetit shtetëror, janë publike, me përjashtim të informacioneve që janë të kufizuara me ligj, për shkak të privatësisë, të sekreteve afariste ose të informacioneve të klasifikuara të sigurisë.” – thuhet në nenin 41 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Por, të shprehesh lirshëm nënkupton edhe të mundësohen mjetet e nevojshme për ta bërë një gjë të tillë. Në rastin e gazetarëve, këto mjete shpesh janë dokumentet zyrtare me anë të të cilave mund të formulohen artikuj të ndryshëm e të mbahet transparenca.

Hyrije Mehmeti, zyrtare në Institutin e Kosovës për Drejtësi, e pyetur nga KosovaLive  në lidhje me qasjen në dokumente zyrtare ka thënë:

“IKD-ja gjatë monitorimit të sistemit gjyqësor dhe prokurorial, adreson një numër të konsiderueshëm të kërkesave për qasje në dokumente zyrtare apo kërkesa për informata në institucionet përkatëse, lidhur me përmbushjen e obligimeve ligjore, ofrimin e informacioneve, statistikave dhe të dhënave të tjera të disponueshme dhe lejueshme sipas Ligjit mbi Qasje në Dokumente Publike. ”

Kjo vërtetohet me faktin se, IKD gjatë tri viteve (2016, 2017, 2018) ka adresuar 837 kërkesa për qasje në dokumente publike. Prej 837 kërkesave, IKD ka marrë përgjigje pozitive në 391 kërkesa apo 47 % të tyre. Përgjigje negative ka marrë në 92 kërkesa apo 11 % të tyre, ndërsa nuk ka marrë fare përgjigje në 354 kërkesa apo 42 % të tyre.

Tregu mediatik i Kosovës është i mbushur me numër të madh të mediave të shkruara dhe elektronike, që mund të mos i mbijetojnë sfidave ekonomike; mediat vazhdojnë të mbeten subjekt i presionit politik dhe ekonomik. Është ky një ndër përfundimet e raportit që analizon gjendjen në Kosovë të Organizatës së Evropës Juglindore për Media (SEEMO).

 “Në këtë fazë, IKD në raportin Luftimi i korrupsionit pa kontroll të gjyqësorit: Persekutimi dhe amnistia e përligjur në emër të korrupsionit, të publikuar në mars 2018, ka dëshmuar se prokurorët në bashkëpunim me policinë kanë pushtet të plotë dhe të pakontrolluar për të iniciuar dhe mbyllur rastet. Rrjedhimisht, në këtë mënyrë, prokurorët dhe policët kanë keqpërdorur autorizimet ligjore, duke persekutuar apo amnistuar këdo që kanë pasur synim. Hapja e këtyre vendimeve në publik, do të dëshmonte zbatimin selektiv të ligjit, në njërën anë për të persekutuar persona të caktuar pa prova dhe dëshmi, duke i futur në evidenca penale si persona të dyshuar dhe në anën tjetër, duke amnistuar persona të caktuar, ndaj të cilëve mund të ketë prova dhe dëshmi, por që interpretohen në atë mënyrë që rasti të dështojë. IKD prej vitit 2013 kur ka filluar monitorimin sistematik të sistemit prokurorial, ka publikuar shumë vendime të kundërligjshme të kësaj natyre, në të cilat prokurorët kanë amnistuar të dyshuarit në mënyrë të kundërligjshme”, thotë Mehmeti.

Si rezultat i publikimit të gjetjeve nga IKD, sipas saj, Zyra e Prokurorit Disiplinor ka iniciuar me qindra raste hetimore dhe disiplinore, ku një pjesë e tyre kanë përfunduar.

“Monitoruesit/hulumtuesit e IKD-së adresojnë kërkesa për qasje në dokumente publike, në gjykata, prokurori, KGJK, KPK dhe institucione tjera të zbatimit të ligjit, sa herë që është e nevojshme, pavarësisht asaj që në të shumtën e rasteve nuk marrim përgjigje fare apo marrim përgjigje negative. Kuptohet që të gjitha këto kërkesa adresohen gjithmonë sipas Ligjit mbi Qasje në Dokumente Publike.” – thotë ajo.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës së bashku me 13 përfaqësues tjerë të organizatave të gazetarëve, partnerë të Federatës Evropiane të Gazetarëve si dhe udhëheqës të asociacioneve të gazetarëve nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia, kanë nënshkruar Kartën e EFJ-së mbi kushtet e punës së gazetarëve. Karta e cila është një udhëzues për kushtet e punës, është nënshkruar më 12 shkurt 2019.

 Ëndronida Shala

Ky artikull është prodhuar nga KosovaLive në kuadër të projektit Mediatnik i cili financohet nga BE-ja, menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatohet nga BIRN dhe AGK.Mendimet, të gjeturat dhe përfundimet e paraqitura në këtë shkrim janë të autorit dhe nuk paraqesin pikëpamjet e donatorëve

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM