Build Skills with our trainings

Sign up now!

Muzika “shqip” po ngjitet ngadalë, por sigurt drejt majave

Sht 2, 2020

Muzika shqip ka pasur një rritje të madhe në 10 vitet e fundit. Shtimi i numrit të këngëtarëve, i krijuesve të muzikës, investimi i tyre në këngë dhe videoklipe ka ndikuar në këtë rritje.

Rritja e nivelit dhe standardeve të të bërit muzikë, ka shtuar edhe numrin e adhuruesve vendas, e sidomos edhe të huajve. Kjo mund të vërehet edhe me numrin e klikimeve të këngëve shqip, që shpesh janë të kontestueshme, pastaj komentet e madje edhe reagimet e shumta që të huajt bëjnë ndaj këngëve shqiptare.

Redaktorja e muzikës së huaj në Radio Dukagjini, Donika Hyseni mendon se muzika shqipe po pëlqehet për shkak të tingujve të veçantë që e karakterizojnë dhe që dallojnë nga muzika e vendeve tjera botërore.

Sipas saj, këngët të cilat po pëlqehen aktualisht janë kryesisht ato komerciale, të ngjashme me ato regeton, turbofolk e ballkanike dhe me tekste të pakuptimta.

Janë përformancat dhe përkushtimi i artistëve shqiptar që po vlerësohet e pëlqehet në botë”, thotë Hyseni.

Ajo shton se shumë këngë të mirëfillta e të mirërealizuara, nuk arrijnë të kenë sukses, sepse sipas saj për momentin publiku po pëlqen stile tjera.

Producenti i njohur, Nurteel thotë se muzika shqip ka të njëjtin ritëm si muzika e huaj, prandaj edhe është kaq e pëlqyeshme dhe e pranueshme për të huajt.

“… Disa elemente ballkanike e bëjnë të duket më interesante tek veshët e dëgjuesve të huaj”, thotë ai.

Gazetari Butrint Pasjaqa, mendon se shtimi i numrit të producentëve të rinjë e të talentuar, që janë në hap me kohën ka ndikur në avancimin e muzikës shqipe, viteve të fundit. Këtu ka kontribuar edhe gjuha, e sidomos dialekti kosovar, që sipas tij, përshtatet dhe tingëllon shumë mirë në muzikë.

“Trendet muzikore jashtë dhe trendet në muzikën shqipe janë pothuajse në një vijë, andaj ndikimi nga jashtë tek ne ka bërë që edhe të huajt të pëlqejnë muzikën e madje shumë edhe gjuhën shqipe. Gjuha shqipe, sidomos dialekti kosovar është shumë i përshtatshëm për t’u kënduar, që përputhet jashtëzakonisht shumë me muzikën, e kjo gjë është vërejtur dhe komentuar edhe nga të huajt, duke e pëlqyer shumë”, thotë Pasjaqa.

Komentet më të zakonshme të të huajve që dëgjojnë muzikën shqip, është dallimi i kësaj muzike nga ajo e vendeve tjera të Ballkanit.

Gjithsesi, Donika Hyseni nuk mendon se ka ndonjë ndryshim të madh mes kulturave muzikore të popujve ballkanik, sepse ritmet e njëjta përshtaten sipas gjuhës së folur.

Muzika shqiptare me popujt të tjerë ballkanik diferencohet nëpërmjet gjuhës dhe i jep një karakter të veçantë melodive popullore”, shprehet ajo.

Por, gazetari Pasjaqa mendon ndryshe. Ai thotë se tregu muzikor shqiptar dallon nga ai i vendeve të Ballkanit, ndërsa ngjan me muzikën perëndimore.

“Sot lirisht mund të themi se Kosova dallon shumë nga vendet e Ballkanit dhe më gjerë me muzikën, e cila është me frymë amerikane e angleze, nga ku buron çdo sukses botëror në industrinë muzikore”, thekson autori i emisionit “Mirage”.

Ai gjithashtu vëren se trendi i një dekade më parë, për t’i përvetësuar këngët rumune, bullgare a vendeve tjera, ka ndryshuar, madje sot shumë këngëtarë nga këto vende blejnë të drejtat autoriale të këngëve shqip.

Edhe Nurteel konsideron se muzika shqiptare ndryshon nga ajo që bëjnë popujt tjerë ballkanikë. Ai vë theksin tek zhanri dhe instrumentet që përdorën, kur tregon për elementet dalluese.

Ka elemente që më shumë ngjasojnë me muzikën Dancehall, Afro, sidomos kohën e fundit, gjë që e bën atë shumë më dinamike dhe të ngjasojë me muzikën tonë autoktone”, tregon producenti.

Për një kohë relativisht të shkurtër, shumë këngëtarë shqiptarë kanë arritur të korrin suksese të mëdh në tregun ndërkombëtar: Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, Ava Max e Gashi, tashmë kanë pushtuar toplistat botërore,

Era Istrefi me “BonBon” arrit ta rrëmbejë vëmendjen e botës, u bë pjesë e “Ultra Music”, për të kënduar pastaj këngën zyrtare të Kampionatit Botëror të Futbollit më 2018, “Live it up” bashkë me Will Smith e Nicky Jam.

Elvana Gjata e Dafina Zeqiri gjithashtu patën disa bashkëpunime ndërkombëtare. Gjata me David Gueta, Poo Bear e Dolla Sign, e Zeqiri me French Montana. Ndërsa Arilena Ara me këngën e saj “Nëntori” dhe Kanita me “Don’t let me go” zgjeruan bazën e tyre të adhuresve deri në Rusi.

Lidhur me rritjen kaq të shpejtë të artistëve tanë dhe depërtimin e tyre në tregun ndërkombëtar, Donika thotë se sot është më e lehtë se kurrë për të depërtuar. Ajo e cilëson rrjetet sociale si  “trampolinë” suksesi për artistët që kanë synime të tilla, ndërsa nuk përjashton as ndikimin e këngëtarëve tashmë të njohura në botë, si Dua, Rita, Bebe e Ava Max.

 “Tentimi i artistëve për të depërtuar në tregun ndërkombëtar, është i madh dhe patjetër që ky mbetet një prej synimeve të tyre kryesore. Këto zhvillime së fundmi po e çojnë tregun tonë muzikor në një nivel tjetër dhe se këngëtarët po e kuptojnë se mundësitë ekzistojnë. Ndikimi patjetër që vjen nga këngëtaret shqiptare të cilat kanë arritur që me talentin dhe punën e tyre të madhe të depërtojnë fuqishëm në skenën ndërkombëtare të muzikës dhe sot të jenë krenaria shqiptare si Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Ava Max e shumë të tjerë”, vazhdon redaktorja Hyseni.

Se rrjetet sociale janë rruga më e mirë drejt suksesit e pohon edhe Butriniti. Ai thotë se jo të gjitha këngët mund të kenë fatin e “BonBon”-it të Era Istrefit, por sipas tij menaxhimi i mirë i një projekti në platformat sociale është shumë i rëndësishëm.

“Normalisht që një projekt i vecantë si në muzikë, tekst e videoklip ka më shumë mundësi depërtimi. Edhe kjo gjë kërkon punë e përkushtim, por prapëseprapë fati që të biesh në syrin apo veshin e ndonjë personi me ndikim jashte vendit, luan rol vendimtar”, përfundon Pasjaqa.

Në vitin 2019, “Ozy”, u kishte kushtuar një artikull këngëtarëve shqiptare që bëjnë karrierë në Evropë, duke tërhequr një paralele mes të metave të politikës së Shqipërisë dhe suksesit të madh të yjeve me origjinë shqiptare.

…Një numër në rritje të yjeve me origjinë shqiptare janë duke ofruar një pasqyrë alternative për ish-vendin komunist, duke i mbizotëruar listat ndërkombëtare të muzikës dhe duke korrur sukses të rrallë në shfaqjet e çmimeve”, thuhej ndër të tjera në këtë artikull.

Duke ju referuar të arriturave të Dua Lipës, Rita Orës, Bebe Rexhës, Ava Max-it dhe Elvana Gjatës, në këtë artikull shkruante se Britania e Madhe është dëshmitare e një vale të diasporës shqiptare që kanë arritur nga ish-shtetet komuniste dhe ia kanë dalë të bëhen yje të muzikës pop.

Vitin e kaluar edhe gazeta e famshme zvicërane “Blick” kishte shkruar për Ledri Vulën, Kidën e Dhurata Dorën si ndër përformuesit kryesor në “Alba Festival”, ndërsa edhe e përditshmja tjetër zvicerane “20 Minuten” kishte realizuar një intervistë me Ledri Vulën, duke e prezantuar atë si “një nga yjet më të mëdha nga Kosova këngët e të cilit dëgjohen edhe në Zvicërr”.

Së fundmi edhe “Apple Music” ka krijuar platformën “Shqip Vibes”, ku mund të dëgjohen këngët më të reja të këngëtarëve shqiptar. Në shënimin e redaktorëve të kësaj platforme thuhet se këngëtarët me origjinë shqiptare si Rita Ora dhe Dua Lipa e kanë futur vendin në hartën globale, dhe talentet tjera janë gati të dalin në qendër të vëmendjes.

Diellëza Kabashi

Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të News Agency KosovaLive dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM