Build Skills with our trainings

Sign up now!

Shkollimi i lartë ende i papërballueshëm për disa kategori

Tet 22, 2020

Shkollimi i lartë është shumë i rëndësishëm për zhvillimin profesional në Kosovë, por kostoja e tij nuk është e përballueshme për çdo familje.

Sipas një raporti të tremujore të dytë të këtij viti t të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, rreth 25 mijë familje jetojnë me asistencë sociale dhe nuk kanë burim tjetër të të ardhurave dhe si i tillë shkollimi i fëmijëve të këtyre familjeve është i vështirë.

Janë të paktë ata që ia dalin të shkollohen edhe përkundër këtyre kushteve, edhe ata që ia dalin zgjedhin kryesisht Universitetin e Prishtinës, i cili ofron më shumë lehtësime për studentët që jetojnë vetëm me parat që u jep shteti.

Krasniqi nga Ferizaj është studente në Departamentin e Matematikës në Universitetin e Prishtinës. Ajo thotë që po shkollohet fal agjës së e saj, i cili po i ndihmon për shkak se familja e saj jeton me asistencë sociale dhe do ta kishte të vështirë të shkollohej.

Po unë sot jam duke studiu matematikën në Universitet të Prishtinës vetëm falë agjës tem, i cili e ka pa që kam qenë e mire në shkollë dhe ka deshtë me i ndihmu familjes duke qenë se familja jem jetojnë me asistencë sociale, sigurisht që na ndihmon edhe agja po ai ka dasht me u shkollu unë që nesër familja jem mos me pas nevojë për ndihmë”, tregon Krasniqi.

Ajo thotë se ka banuar në konvikt, ndërsa tash po i ndjek ligjëratat në formën virtuale, derisa të rihapen konviktet, të cilat ishin mbyllur për shkak të pandemisë, me ç’rast më vonë me vendim të Qeverisë ishin shëndrruar edhe në vendizolim për personat që vinin nga jashtë.

Krasniqi tregon se edhe në universitet edhe në konvikt i janë lehtësuar pagesat qoftë për semestre qoftë për banim.

Në Universitetin i Prishtinës pohojnë se ka studentë që vijojnë mësimet në këtë universitet dhe jetojnë me asistencë sociale. Por, meqë lirimi i studentëve nga pagesat bëhet direkt dhe te shërbimi i studentëve në njësitë akademike, duke paraqitur dokumentet dëshmuese që studenti është përfitues i asistencës sociale, Rektorati nuk mbanë regjistra të studentëve që i takojnë këtyre kategorive dhe rrjedhimisht nuk ka të dhëna të sakta për numrin e tyre.

Sipas vendimit të Këshillit Drejtues të UP-së,  të marrë në tetor të 2017, këta studentë lirohen me automatizëm nga pagesat e semestrave.

Gjithsesi këta studentë nuk kanë përparësi edhe për përfitimin e bursave universitare, ndërsa ata që i futen garës u nënshtrohen kritereve të njëjta.

Kriteret bazike janë: studenti duhet të jetë i rregullt në UP; të ketë dhënë të gjitha provimet e vitit paraprak në afat; si dhe të ketë notën e lartë mesatare, të përcaktuar sipas konkursit, varësisht njësisë akademike”, thonë nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës.

Kryetarja e Këshillit Studentor në Fakultetin Filologjik, Altiana Zogaj thotë se studentët duhet të konsiderohen të barabartë në shpalljet për përfitimin e bursave studentore.

Ajo thotë se kjo ka të bëjë me aftësitë dhe suksesin e treguar si studentë dhe si të tillë të gjithë duhet të jenë të barabartë në garë pavarësisht kategorive dhe statuseve të veçanta që mund t’u takojnë.

Edhe nga Qendra e Studentëve tregojnë se studentët e kësaj kategorie lirohen 50% nga pagesat për strehim.

Studentët që jetojnë me asistencë sociale hyjnë në kategorinë e studentëve me status të veçantë dhe si të tillë ata kanë përparësi dhe marrin pikë shtesë sipas kategorive në bazë të konkursit për pranim në këtë Qendër.

Për kryetaren Zogaj, lirimi nga gjysma e pagesave për strehim nuk është e mjaftueshme duke pasur parasysh gjendjen e tyre ekonomike. Por, gjithsesi ajo beson se këto lirime mund t’ua lehtësojnë problemet që mund të kenë kjo kategori për ndjekjen e shkollimit dhe për strehim.

Megjithatë, mendoj që një zbritje ose lirim 50% nga pagesa prapë mund të jetë më efektive sesa fikse për studentet me asistencë sociale”, thotë ajo.

Kujtojmë që Qendra e Studentëve nuk është hapur ende për strehimin e studentëve për këtë vit për shkak të numrit të të infektuarve me COVID-19, ndërsa edhe Universiteti i Prishtinës vitin e ri akademik e ka nisur në formë virtuale, siç e kishte zhvilluar edhe tremujorin e vitit ë kaluar akademik, pas vendimit të Qeverisë për ndërprejen e procesit edukativo-arsimore, si masë mbrojtëse nga përhapja e COVID-19.

Diellza Kabashi

Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të News Agency KosovaLive dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM