Build Skills with our trainings

Sign up now!

Me biçikletë drejt mjedisit më të pastër, shëndetit më të mirë…

Nën 9, 2020

Përdorimi i biçikletave është shumë i dobishme sikurse në aspektin mjedisor e atë shëndetësor, është mjaft e rëndësishme për një mjedis dhe shoqëri më të mirë për të jetuar më shëndetshëm në radhë të parë.

Përpos këtyre dy aspekteve, anët pozitive të përdorimit të biçikletave nuk mbarojnë aspak me kaq. Me përdorimin e biçikletës, së pari kursejmë më shumë dhe më pas na sjell shumë të mira në shëndetin tonë, zvogëlon rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës, infarkteve dhe diabetin e tipit 2. Ndikon gjithashtu edhe në përmirësimin e shëndetit mendor dhe humorit, largon stresin, ankthin dhe depresionin.

Për shkak të stërvitjes aerobike, e cila ndodh kur bëni çiklizëm, është e mirë për trurin në shumë mënyra. Qarkullimi në nivel të duhur të qarkullimit të gjakur në tru është njëra ndër arsyet pse aktiviteti i rregullt fizik ndihmon mendimin dhe mësimin.

Kështu, sikurse në pothuajse çdo vend të botës, pandemia e koronavirusit shkaktoi klima të ankthit dhe ndryshim të rutinave. Njëra prej këtyre rutinave përfshinte ngasjën më të shpeshtë të biçikletave.

Rrugët po zbrazeshin nga makinat dhe njerëzit po i mbushnin rrugët me diçka tjetër: pra, pikërisht me biçikleta. Me mbylljen totale, e cila ndodhi si pasojë e virusit COVID-19, në Kosovë u lejua që njerëzit të dalin jashtë vetëm 1 orë e gjysmë.

E gjitha kjo ndikoj shumë në aspektin e shëndetit mendor te njerëzit dhe si shkas ata u “detyruan” që t’iu rikthehen një sporti, të cilin ndoshta e kishin harruar për ca kohë.

Premton Bajraktari, anëtar i organizatës jo-qeveritare “Marakli të Biçikletave”, tregon se përdorimi i biçikletës sjell shumë të mira për shëndetin tonë.

“Është e përshtatshme për përdorim në qytet dhe për kryerjen e punëve që i kemi. Gjithashtu, përdoret si mjet për rekreacion dhe personalisht mendoj që secili duhet ta vlerësojmë lartë biçikletën”.

Ai beson se karantina ka ndikuar pozitivisht në vetëdijësimin e popullatës për përdorimin e biçikletës. Demonstrimin e kësaj gjëje e bën më së miri duke treguar se në grupin e tyre në Facebook ishin vetëm 4 mijë anëtarë para karantinës, ndërsa gjatë dhe pas saj u shtuan më shumë se 15 mijë anëtar.

Ngritja e zërit e vazhdueshme nga çiklistët e shumtë që janë në Prishtinë, ka bërë të mundur që të shtohen edhe disa kilometra shtigje për biçikleta. Bajraktari tregon se janë duke punuar mbi projekte tjera që Prishtina të bëhet qyteti i biçikletave.

“Pasi që jemi duke e parë që kemi nëvojë për më shumë shtigje pasiqë do na ndihmonte dhe na lehtësontë punën për përdorimin e biçikletës”.

Përpos të mirave dhe gjërave pozitive, njëra prej rreziqeve në të cilat janë çiklistët është përballja e drejtpërdrejtë me ndotjen, pra, rreziku i rritjes së ekspozimit ndaj ndotjes së ajrit gjatë udhëtimit në trafik.

Në një studim të bërë nga College London Imperial, studiuesit zbuluan se udhëtarët në autobusë, taksi dhe makina thithnin ndjeshëm më shumë ndotje sesa çiklistët dhe këmbësorët. Shoferët janë drejtpërdrejt në linjen e tymit, ndërsa çiklistët në anën tjetër marrin frymë më pak dhe ngasin nëpër qoshe të rrugës.

Njëra prej arsyeve më të mëdha se pse qyetetarët e Kosovës duhet të përdorin më shumë biçikleta, është pikërisht ajri i ndotur. Sipas një artikulli të “The Guardian”, ndotja e ajrit vitin e kaluar shkaktoi vdekjen e parakohshme të gati gjysmë milioni foshnjave në muajin e tyre të parë të jetës.

Lirak Kërleshi, banor i qytetit të Gjakovës, thotë se nuk ka shtigje të veçanta për biçikleta dhe kjo ka rezultuar që ai dhe shumë shokë të tij, të mos dalin për çiklizëm.

“Ngasja me biçikletë është një sport i shkëlqyeshëm për njerëzit e të gjitha moshave,” tha Kërleshi.

Kërleshi në anën tjetër beson se më një investim të duhur nga komuna, hapësirat për biçikleta mund të krijohen në ndonjë pjesë të qytetit, ku edhe më pas atje mund të kalojnë kohën shumë njerëz.

“Vetëdijësimi nga Komuna mbi përdorimin e biçikletës, duhet të jetë më i madh”, thotë ai.

Ai tha se ngasja me biçikletë gjithashtu ofron një alternativë të mirë për aktivitetet e tjera në natyrë.

Cilësia e ajrit në shumë vende të ndryshme të botës ka ndryshuar gjatë karantinës, pra me rregullat e reja të vendosura disa muaj më parë qytete të mëdha të botës, pësuan ndryshime drasktike në cilësinë e tyre të ajrit.

Frenimi i pandemisë erdhi si rezultat i qëndrimit në shtëpi, ku miliona njerëz në të gjithë botën u udhëuzan që të bëjnë një gjë të tillë. E kjo ndikoi që një pjesë e madhe e transportit rrugor të pakësohet.

Reduktimi i Ndotjes së Ajrit për shkak të Kufizimeve të Lëvizjes gjatë Pandemisë COVID-19 janë vërejtur përmes sistemit “remote sensing”, ku nga data 13 mars deri në 13 prill 2020 është parë një ndryshim shumë i madh.

Madridi, Milano dhe Roma patën një ulje prej rreth 45 për qind, Parisi prej 54 për qind, që përkon me masat e rrepta të karantinës të zbatuara në të gjithë Evropën.

Përmirësime dukshëm të mira të cilësisë së ajrit ka pasur edhe në Komunën e Prishtinës, e cila cilësohet si një prej komunave më të ndotura në Kosovë. Mirëpo, tani me lirimin e plotë dhe trafikun e stërngarkuar ndotja po vazhdon të jetë problem.

Rron Rama, i cili jeton në Prishtinë, udhëton çdo ditë në punë me biçikletën e tij dhe e vlerëson shumë këtë gjë, pasi që kursen kohë më shumë në trafik dhe në të njejtën kohë e mban vetën aktiv.

Gjatë kohës se karantinës, Rama, ka blerë një biçikletë të re pikërisht për faktin që dëshira për të çikluar, iu është shtuar më shumë.

“Çiklizmi ishte një kativitet i cili më mbajti aktiv në ato ditë pandemie, të cilat ishin shumë pasive”.

Sipas Ramës, komuna e Prishtinës ka bërë një hap shumë të mirë në shtimin e shtigjeve të reja për biçikleta, por ai beson që duhet të ketë shtigje akoma më shumë nëpër lagje e rrugë të Prishtinës, sidomos për arsye sigurie.

“Unë mendoj se jo vetëm nga komuna duhet të bëhet vetëdijësimi, por edhe nga grupe të ndryshme si OJQ, Qendra Rinore etj.”, shprehet Rama, duke shtuar se me aktivizim të çiklizmit aktivizohet një qytet si shoqëri dhe e ruajnë ambientinë tonë në të cilin po jëtojmë.

Për mungesën e shtigjeve nëpër rajone të Kosovës, flet edhe Agon Batusha, deputeti dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë i cili, megjithatë thotë se janë disa shtigje për biçikleta që përshkojnë rrugën “Yll Morina”, “Migjeni” dhe “Ali Bajraktari” në Gjakovë. Por, ai tregon se këto janë bërë para 10-12 viteve dhe janë pothuajse jo funksionale, përveç një vije horizontale që ndanë shtegun nga korsia e makinave.

“Në 2017 janë bërë disa shtigje në rrugën Bujar Roka, shtigje këto të cilat sot shërbejnë për këmbësorë, ndersa shtegu i këmbësorëve shërben për parkim të makinave”, thotë Batusha.

Në ndërkohë thotë se nuk ka ndonjë investim tjetër dhe madje as nuk është në plan shtimi i ndonjë shtegu të ri.

“Janë ndërtuar pothuajse gjitha rrugët, kanë përfunduar shumica e trotuarëve, por askund nuk shohim hapësirë, planifikim dhe zbatim të shtigjeve për biçikleta”.

Sipas tij, ndërtimi i shtigjeve për biçikleta pa ndonjë lidhje fizike dhe planifikim paraprak, është njësoj sikurse të mos ndërtoheshin fare.

Mbi shtegun e biçikletave në Pejë, drejtoresha për Punë Komunale dhe Shërbime Publike, Xhevahire Kelmendi, thotë se tani për tani nuk kemi projekt për shtimin e bicikletave, por në të ardhmen e afërt e planifikojnë ndërtimin e shtigjeve të tilla.

Edhe eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti, shprehet se nevoja për shtigje të biçikletave në rajonin e Pejës është e paraparë, pasi që ajo ka një pozitë gjeografike të rrafshët. Ai inkurajon ndërtimin e këtyre shtigjeve duke rikujtuar se përveç shëndetit, edhe transporti njëkohësisht do të ishte në nivel më të duhur dhe më efiçient.

Uranik Emini

Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të News Agency KosovaLive dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM