Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPB nis pajisjen me letërnjoftime për qytetarët

Dhj 4, 2020

Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se ka arritur të sigurojë materialin për letërnjoftime duke pas parasysh situatën me pandeminë COVID-19 në të cilën po kalon jo vetëm Kosova por e gjithë bota.

Bazuar në rekomandimet e IKSHP-së dhe vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për parandalimin e përhapjes se virusit COVID-19, MPB ka organizuar institucionin përkatës që pajisja e qytetarëve me letërnjoftime të bëhet brenda dy jave, duke konsideruar se pas kësaj periudhe do të kthehemi në normalitet të pajisjes së qytetarëve me këtë lloj të dokumentit.

Po ashtu, Ministria e Punëve të Brendshme njofton se tanimë për rastet që kanë qenë në pritje ka filluar shpërndarja e letërnjoftimeve nëpër qendrat përkatëse.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM