Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konsensusi politik i domosdoshëm për menaxhimin e situatës së rëndë

Dhj 8, 2020

Kosova, edhe para shpërthimit të pandemisë së shkaktuar nga COVID -19 nuk e kishte një gjendje të qëndrueshme, as ekonomike e as politike. Pandemia ka shkaktuar dridhje të fuqishme edhe te shtetet me një ekonomi të zhvilluar dhe konsoliduar që është edhe kushti kryesor për qëndrueshmëri politike kurse në Kosovë ekonominë, sidomos sektorin privat e ka vënë buzë greminës së falimentimit duke humbur me dhjetra mijëra vende të punës me tendencë të përkeqësimit, deri në falimentim të pashmangshëm. Situatën e kanë përkeqësuar ndërrimet e shpeshta të qeverive duke e shndërruar në një luftë të egër për pushtet, në dëm të shtetit.

Pandemia që po zgjatë më shumë se është menduar dhe që po i përmbysë kapacitetet shëndetësore dhe ekonomike të Kosovës, në mungesë të një konsensusi politik po shkakton probleme dhe efekte zinxhirore, pasojat e së cilave po vërehen tani kurse do të dalin në sipërfaqe në përmasa shqetësuese pas përfundimit të pandemisë.

Të gjitha vendet në botë e që janë prekur nga pandemia janë mobilizuar që sa më lehtë ta përballojnë këtë gjendje duke ua lehtësuar gjendjen qytetarëve që i përfaqësojnë. Ndërkaq, në Kosovë po ndodhë e kundërta, në situata që janë të jashtëzakonshme, pçavarësisht se zyrtarisht nuk e kemi këtë gjendje, po rrëzohet një qeveri (qeveria Kurti) kurse tani, qeveria e rrëzuar në kohë të pandemisë të gjitha forcat i ka mobilizuar ta rrëzojë qeverinë Hoti, gjithashtu në kohë të pandemisë përmes insistimit për zgjedhje të jashtëzakonshme! Kosova sot është para një kolapsi dhe ky është i pashmangshëm nëse nuk ndërtohet një unitet, mbase i përkohshëm, deri sa të përfundojë pandemia e shkaktuar nga COVID -19.

Kosova sot ka nevojë të ngutshme për një konsensus njerëzorë, politikë, kombëtar dhe moral nëse mendon ta tejkalojë situatën e krijuar. Të prodhosh kriza politike për interese partiake dhe personale në kohën kur jemi në një krizë të përgjithshme, është mungesë e moralit elementar dhe papërgjegjësi e skajshme. Të përpiqesh të marrësh apo ta mbashë pushtetin në kohën kur as jetën nuk e kemi të sigurtë është një veprim i pafalshëm.

KMDLNj thërret të gjitha subjektet politike, institucionet përgjegjëse, personalitetet me autoritet, institucionet me autoritet moral si dhe ate joqeveritar që të ndërtojnë një konsensus për aq kohë sa zgjatë pandemia në mënyrë që të ndihmojnë qytetarët që kanë aq nevojë për një consensus politik, institucional, moral dhe kombëtar e që deri më tani ka munguar.

Pandemia e shkaktuar nga COVID -19 po merrë, çdo ditë e më shumë jetë të njerëzve, sikur që numri i të prekurve po rritet në përmasa shqetësuese dhe nuk po bënë dallime as në baza kombëtare, bindjeve apo posteve politike, statusit në shoqëri, moshës, gjinisë dhe të tjera andaj duhet një mobilizim krejtësisht tjetër për luftimin e pandemisë, duke i lënë anash intereset partiake, politike, klanore dhe personale.

KMDLNj vlerëson se është momenti i fundit të veprohet mbi baza të një konsensusi të arritur, në dhe për interes të qytetarit, në të kundërtën, e tërë përgjegjësia do të adresohet te ata që nuk e duan këtë konsensus dhe interesin e përgjithshëm e thjeshtësojnë në interese politike, partiake dhe personale në kohën kur kemi rrezikim masiv të shëndetit publik, ekonomik dhe sociale të cilat mund ta rrënojnë edhe vet shtetin.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM