Ambasada Amerikane përmes një deklarate i ka bërë thirrje të gjitha partive politike dhe insitucioneve të Kosovës të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve në Kosovë të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojnë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore”.