Pas njoftimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e saj nr. KO 95/20, u.d. presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka mbajtur takime me Lëvizjen Vetëvendosje, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Në takime është diskutuar për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe është thënë se data e mbajtjes së tyre do të mund të caktohet tek pasi që palët ta pranojnë Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese.
Nesër u.d. presidentja Osmani do t`i vijojë të mërkurën takimet me përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike.
Në orën 11:00, u.d. presidentja do të takojë përfaqësues të koalicionit Nisma-AKR, në orën 12:00 ata të Grupit 6+, ndërkaq në orën 13:00 do ta përmbyllë ciklin e takimeve me përfaqësuesit e Listës Serbe.