Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj me rastin e fillimit të mësimit në gjysmë vjetorin e dytë i ka uruar sukses nxënësve dhe personelit arsimor duke i ftuar që të kenë kujdes dhe të respektojnë masat anti Covid.
“Të nderuar prindër, nxënës dhe personel arsimor, me rastin e fillimit të mësimit në gjysmë vjetorin e dytë, duke ju falënderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm, ju uroj sukses.
Çdo ditë, në çdo situatë ju ftoj që të keni kujdes dhe respektoni masat anti Covid, të vazhdojmë së bashku ta ruajmë shëndetin personal dhe shëndetin e të tjerëve.
Edhe ky gjysmë vjetor, ka vështirësitë e veta sepse virusi gjendet në mesin tonë, andaj të gjithë të angazhohemi, secili në detyrat dhe përgjegjësitë e veta, në respektimin e masave parandaluese ndaj virusit.
Paçim vit shkollor sa më të suksesshëm!”