Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës.
Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës. Periudha e aplikimit/regjistrimit për votimi përmes postës 13 janar – 21 janar 2021.
Të gjitha informacionet e detajuara se si të aplikohet për regjistrim janë të publikuara në këtë link: http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per…/votimi-me-poste/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj edhe të votojnë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Aplikacionet për votim përmes postës duhet të arrijnë në KQZ deri më 21 janar 2021, deri në ora 18:00 sipas kohës lokale në Kosovë.