Build Skills with our trainings

Sign up now!

Përurohet aneks-objekti i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë

Jan 18, 2021

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në përurimin e aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, tha se kjo Agjenci mbetet model për shtetet e rajonit.
Ai nënvizoi se kompletimi i infrastrukturës së nevojshme për këtë Agjenci, përcakton në masë të madhe efikasitetin e punës së Policisë dhe zgjidhjen e rasteve të ndryshme.

“Përgëzoj stafin dhe drejtorin që pa zhurmë i kanë kryer të gjitha këto aktivitete dhe punë, gjatë gjithë kësaj kohe. Më lejoni që edhe në emër të Qeverisë dhe Ministrit, të falënderoj partnerët tanë ndërkombëtarë që kanë ndihmuar në ngritjen e kësaj Agjencie që nga fillimi, që është agjenci model në regjion dhe më gjerë”, tha kryeministri në detyrë Hoti.

Ai nënvizoi se pa ndihmën e partnerëve do të ishte e pamundur që të ndërtohet një institucion kaq i respektueshëm.

“Policia e Kosovës mbetet ndër institucionet më kredibile në sytë e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe unë besoj që në masë të madhe këtë kontribut në efikasitetin e punës së Policisë e jep kjo Agjenci”, vlerësoi kryeministri në detyrë Hoti.

Duke ju uruar suksese në punë, kryeministri në detyrë Hoti u shpreh i bindur se do të vazhdohet bashkëpunimi i mirë me partnerët ndërkombëtarë edhe do të rritet efikasiteti i punës së Policisë.

Kryeministri në detyrë Hoti në këtë ngjarje shoqërohej edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM