Build Skills with our trainings

Sign up now!

UNICEF dorëzon 1,344 transportues të vaksinave për programin e rregullt të imunizimit

Jan 20, 2021

UNICEF-i në partneritet me Ambasadën Britanike në Kosovë dhe Qeverinë e Luksemburgut dhuruan një donacion prej 1,344 transportuesish të vaksinave për imunizim të rregullt që do të kontribuojnë në forcimin e programit të vaksinimit në Kosovë.

Transportuesit e vaksinave janë pjesë e mbështetjes së UNICEF-it për ta forcuar infrastrukturën që ka të bëjë me zinxhirin e ftohtë 1 në Kosovë. Në saje të këtyre transportuesve, ekipet mobile të punonjësve shëndetësorë do të jenë në gjendje të ofrojnë shërbime të imunizimit për komunitetet dhe fëmijët që janë vështirë për t'u arritur, si p.sh.: fëmijët nga zonat rurale, fëmijët nga komunitetet jo-shumicë dhe ata fëmijë që jetojnë me aftësi të kufizuara ose larg qendrave shëndetësore.

Këta transportues do të përdoren gjithashtu nga mjekët dhe infermierët e vijës së frontit për shpërndarjen e vaksinave COVID-19 në Kosovë, ku është planifikuar që të vaksinohen rreth 4500 persona gjatë fazës së parë dhe 360,000 persona gjatë fazës së dytë. Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe 191 institucioneve shëndetësore në nivel rajonal dhe lockal do t’u dhurohen transportuesit e vaksinave.

Çfarë janë transportuesit e vaksinave?

Transportuesit e vaksinave përdoren për transportimin e vaksinave në vendin ku do të administrohen ato. Transportuesit e vaksinave janë kuti të izoluara që përdoren për transportimin e një numri të kufizuar të ampulave dhe holluesve të vaksinës nga depoja më e afërt në vendin e vaksinimit, për ruajtjen e ampulave në vendin ku do të bëhet vaksinimi dhe kthimin e ampulave të papërdorura, ampulave që janë përdorur pjesërisht apo plotësisht, në pikën e zinxhirit të ftohtë po atë ditë.

Transportuesit janë të mbushur me katër pako akulli dhe mund ta mbajnë temperaturën e ruajtjes nga -2OC deri në -8OC për 41 orë e 29 minuta.

Ndikimi i pandemisë dhe i masave parandaluese në shërbimet e kujdesit akut, përfshirë shërbimet e imunizimit ka qenë esencial për shkak të ridestinimit të burimeve dhe imponimit të masave parandaluese.

Ky çrregullim në shërbime themelore ka qenë veçanërisht i vështirë për njerëzit nga komunitetet në nevojë, ku mbulimi i imunizimit për disa komunitete ka qenë i ulët edhe para shfaqjes së pandemisë COVID-19 (për fëmijët nga Komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian një ulje prej 38 përqind për vaksinat rutinë të fëmijëve).

Kjo ndërprerje në programin e imunizimit mund të rrisë rrezikshmërinë për shpërthimin e sëmundjeve infektive që parandalohen me vaksina, të cilat duhet të trajtohen në mënyrë specifike.

Për shembull, programi rutinor i imunizimit u ndërpre plotësisht për dy muaj. Programi aktualisht mbulon më shumë se 210,747 fëmijë të grupmoshës 0-12 si pjesë e planit esencial të imunizimit të tyre rutinor. Në të njëjtën mënyrë, edhe pezullimi i programit të vizitave në shtëpi i la më shumë se 48,418 fëmijë të grupmoshës 0-3 pa mbështetjen e programit që përmes infermierëve siguron shëndet, ushqim dhe mbështetje prindërore.

Murat Sahin, Shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë theksoi se “së bashku me partnerët kombëtar dhe ndërkombëtarë, do të vazhdojmë t’i mbështesim institucionet, ta forcojmë sistemin e zinxhirit të ftohtë, infrastrukturën e imunizimit dhe vaksinimin në terren në Kosovë”.

Me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Kosovë u dhuruan 1,206 transportues të vaksinave ndërsa Qeveria e Luksemburgut dhuroi 138 të tjerë të cilët do ta forcojnë edhe më tej programi e rregullt të imunizimit në Kosovë. ”Ambasada Britanike është e kënaqur që po mbështetë forcimin e programit të imunizimit në Kosovë, i cili u ndërpre gjatë COVID-19, për komunitetet dhe fëmijët janë të vështirë për t’u arritur.

Maksimizimi i mbrojtjes për popullatën nga sëmundjet e parandalueshme është jetik në këtë kohë të vështirë. E gjithë kjo është pjesë e programit tonë me një buxhet prej 2 milion Euro në partneritet me KB-në për të forcuar qëndrueshmërinë në shëndet dhe arsim gjatë pandemisë COVID-19" – tha Zëvendës Ambasadori Britanik, Jacob Webber.

UNICEF me mbështetjen e Qeverisë së Luksemburgut dhe partnerëve të vet do të vazhdojë të punojë me profesionistë shëndetësorë për të riplanifikuar imunizimin dhe për të ndërtuar edhe më mirë sistemin duke:

 Mbështetur sistemin shëndetësor në mënyrë që Kosova të vazhdojë të ofrojë shërbime rutinore të imunizimit gjatë pandemisë COVID-19, duke iu përmbajtur rekomandimeve të higjienës dhe distancës fizike dhe duke ofruar pajisje mbrojtëse për punonjësit shëndetësorë;

 Komunikuar në mënyrë aktive me kujdestarët përmes vizitave në shtëpi për t’ua shpjeguar se si imunizimi i plotë i fëmijës nuk duhet të ndërprehet për shkak të pandemisë;

 Rritur shtrirjen e shërbimeve për të arritur tek komunitetet ku jetojnë disa nga fëmijët më të cenuar.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM