Build Skills with our trainings

Sign up now!

Rinia jashtë parlamentit, të moshuarit ua zënë ulëset

Jan 21, 2021

Shpresa Murina, 25 vjeçare nga komuna e Kamenicës, shprehet e shqetësuar që të rinjve nga kjo komunë nuk po u jepet mjaftueshëm hapësirë në pozitat kyçe në vend, e sidomos në Kuvendin e Kosovës.

Fatmirësisht Kamenicën më në fund po e përfaqëson një deputete, por unë shpreh shqetësimin se Kamenica vazhdon të mbetet e harruar nga të ashtuquajturat institucione”, thotë ajo.

Edhe Shqipe Marovca, 24 vjeçe nga Kamenica, e sheh shqetësuese që të rinjtë nuk po arrijnë të fitojnë vota të mjaftueshme për t’u bërë deputet të Kuvendit të Kosovës.

Ajo mendon që Kamenica ka kuadro shumë të mira të cilët do ta përfaqësonin në mënyrën më të mirë vendin në Kuvendin e Kosovës. 

Nga disa parti ju jepet hapësirë të rinjëve por jo edhe mjaftueshëm sa do të duhej të kishtin hapësirë ata në vendimarrje”, ka shtuar ajo.

Marovca ka theksuar se vetë nuk është e përfshirë në parti politike, por që gjithmonë do t’i mbështes më shumë të rinjtë e komunës së saj.

Unë si qytetare e re do t’i votoj më shumë të rinjtë e Kamenicës sepse kemi shumë të rinjë të cilët duhet të na përfaqësojnë si komunë në zgjidhjen e problemeve që kemi”, ka thënë ajo.

Në një raport të Demokracisë për Zhvillim  “Sa miqësore janë partitë politike ndaj të rinjve?”, është thënë se përkundër që ka një trend pozitiv të partive politike që të përfshijnë më shumë të rinj në listat e kandidatëve për zgjedhje, rreth 2/3 e pjesëmarrësve ende nuk kanë pasur rastin të garojnë si kandidat në zgjedhje.

Derisa për të rinjtë mbetet shqetësuese hapësira që ju ofrohet në listat zgjedhore nga subjektet politike, këto të fundit thonë se edhe pse janë munduar që të rinjëve t’u ofrojnë më shumë hapësirë, gara ndërmjet kandidatëve po e pamundëson përfaqësimin e duhur në Kuvendin e Kosovës.

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kamenicë, Jeton Biqku, thotë se janë munduar që t’i japin hapësirë të rinjve në listat zgjedhore, si për kuvendet komunale edhe për Parlamentin e Kosovës.

 

Jeton Biqku, Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kamenicë

Në listën e fundit zgjedhore ka pasur numër të konsiderueshem të rinjëve në listë zgjedhore, por gara ndërmjet kandidatëve e pamundëson përfaqësimin e duhur. Neve na mbetet të ju ofrojmë sa më shumë mundësi dhe hapësirë që të jenë pjesë e listave zgjedhore por edhe në strukturat e partisë”, ka thënë ai për KosovaLive

Edhe Faton Jakupi, nënkryetar i Komunës së Kamenicës, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se të rinjëve u ofrohen pozita vendimmarrëse në të gjitha nivelet.

Ai ka thënë se rreth 70 për qind e Këshillit Drejtues dhe kryesisë së AAK-së janë të moshës së re deri 37 vjet dhe se në listën për deputet në Parlamentin e Kosovës ka pasur edhe të rinj nga Kamenica.

Në listën për deputet nga Kamenica ka pasur të ri, por mendoj se numri i vogël i votuesve të cilët janë të shpërndarë nëpër subjekte te ndryshme politike ka ndikuar që të mos fitojnë votat e mjaftueshme për deputet”, ka thënë ai.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në degën në Kamenicë, Albert Sermaxhaj, thotë se edhe në të kaluarën u kanë dhënë mundësi të rinjve.

Edhe në të kaluarën i’u kemi dhënë mundësi të rinjëve, por edhe tani e tutje e kemi të proklamuar në misionin e subjektit tonë, që t’ju krijojmë mundësi të mira të rinjëve që në të ardhmen të jenë pjesë e Kuvendit në nivel lokal dhe qendror”, ka thënë ai.

Njëjtë shprehet edhe Bajram Mavriqi, kryetar i Lëvizjes Vëtevendosje në Kamenicë, e cili shton se në listën zgjedhore janë munduar që të kenë më shumë kandidatë në moshën më të re se 35 vjeçare.

Në zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2017, Lëvizja Vetëvendosje në Kamenicë është munduar që në listën e saj të ketë më shumë kandidatë në moshën më të re se 35 vjeçare”, ka thënë ai.

raportin “Rinia në udhëkryq, cila është rruga?”  është thënë se Kosova me kornizën e saj rregullative ka paraparë mekanizma ligjor dhe institucional për përkrahjen, fuqizimin dhe integrimin e rinisë. 

Por sipas këtij raporti, qasja ndaj rinisë qoftë nga niveli qendror apo ai lokal, është e shkëputur, e pa harmonizuar, dhe si e tillë rrezikon një rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm të politikave rinore.

Edhe pse partitë politike thonë se po u ofrojnë hapësirë të rinjëve për pozita kyçe, Egzona Zuzaku-Isufi, asistente në Ministrinë e Pushtetit Lokal, e cila është nga Komuna e Kamenicës, e mohoi një gjë të tillë.

Në Kosovë dihet se si mbërrihet në pozita të ndryshme politike. Komuna e Kamenicës duhet të përkrahet më shumë nga niveli lokal dhe qendror”, ka thënë ajo.

Në një hulumtim të Institutit Demokratik të Kosovës, ku të anketuar kanë qenë 1 mijë e 200 persona, është thënë se disa nga faktorët determinues të cilët të rinjtë i kanë marrë parasysh kur janë përcaktuar se për kë do të votojnë, janë: programi politik (30.6 për qind), kandidatët për deputetë (16.3 për qind), kandidati për kryeministër (13.9 për qind) dhe lideri i partisë (13 për qind). 

Deputetja e vetme e Kuvendit të Kosovës në këtë legjislaturë nga Kamenica, Arta Bajarliu, deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje thotë se mundohet që të përcjellë shqetësimet e qytetarëve në Kuvend dhe institucione tjera.

Ne përfaqësojmë kush më pak e kush më shumë secilin qytetarë të Republikës së Kosovës. Personalisht mundohem që të përcjell shqetësimet e qytetarëve në institucione publike apo edhe në Kuvend”, thotë ajo.

Njëjtë si Komuna e Kamenicës, edhe ajo e Vitisë po përfaqësohet vetëm nga një deputete në Kuvendin e Kosovës, nga Marigona Geci.

E pakënaqur me përfaqësimin e të rinjëve në Kuvendin e Kosovës është edhe Ilirida Haxhiu, 28 vjeçare nga Komuna e Vitisë e cila konsideron se kjo komunë ka pasur kandidatë të cilët kanë garuar për deputet, por që nuk kanë arritur të zënë ulëse në Kuvend.

Në komunën e Vitisë ka pasur kandidatë për deputet nga të gjitha partitë politike, por që ata nuk kanë arritur të bëhen pjesë e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ajo.

Në anën tjetër, Valentina Bunjaku nga Gjilani, deputete nga radhët e LDK-së, ka thënë për KosovaLive se si subjekt politik, u japin hapësirë të gjitha grupmoshave në listat zgjedhore.

Sipas saj, Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë edhe partia e parë e cila kishte formuar forumet e rinisë dhe të grave.

LDK u jep hapësirë të gjitha grupmoshave. Ka traditë, ka figura shumë intelektuale dhe akademike, ka gra dhe të rinj që nga vitet e 90-ta”, ka deklaruar ajo.

raportin “Roli i të Rinjve në Subjektet Politike në Kosovë”, thuhet se nga anketa e realizuar me 300 persona të moshave 15 deri në 29 vjeç, afër dy të tretat (60%) e të anketuarve besojnë që është pjesërisht apo shumë e rëndësishme për rininë të jetë pjesë e subjekteve politike në Kosovë. 

Monitoruesja e punës së Kuvendit të Kosovës, Agnesa Haxhiu nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se nga lista e deputetëve që kanë fituar ulëse në Kuvend në këtë legjislaturë, shihet se përbërja e saj dominohet nga deputetë të rinjë.

Ajo ka deklaruar se mosha mesatare e deputetëve të kësaj legjislature është 42 vjeç. 

Nëse shohim statistikat edhe nga dy legjislaturat e kaluara dhe i krahasojmë, shohim se kjo legjislaturë ka numrin më të madh të deputetëve të rinjë në moshë (mosha 20-30) gjithsej 11 deputetë…

Sipas saj, në përbërjen e legjislaturës së VI-të ishin pesë deputetë të grupmoshës 20-30, ndërkaq në legjislaturën e V-të numri ishte edhe më i vogël më gjithsej tre deputetë. 

Zakonisht deputetët e rinjë në moshë janë më energjik në punë dhe aktiv në debate edhe në grupe punuese sidomos në komisione parlamentare”, tha Haxhiu.

Përfaqësimi i të rinjëve në listat zgjedhore, është parë e nevojshme edhe në shtetet tjera.

raportin “Pjesëmarrja e të rinjve në politikë dhe vendim-marrje në Shqipëri 2011-2015” është thënë se pjesëmarrja dhe përfaqësimi i të rinjve në listat e kandidatëve për Kuvendin e Shqipërisë dhe për këshilltarë në Këshillat Bashkiakë është i një rëndësie të veçantë.

Megjithatë, sipas raportit nuk duhet të çudisë askënd fakti që asnjë forum rinor politik nuk ka asnjë vend të paracaktuar aty ku edhe përfaqësimi dhe pjesëmarrja e tyre është më e rëndësishme, në Kuvend.

Në raportin “Rinia në Shqipëri”, të publikuar në vitin 2020 është thënë se mos-përfaqësimi dhe pjesëmarrja e tyre në nivele të ulëta në proceset vendimarëse dhe politik-bërëse si në nivel lokal ashtu dhe në atë qendror është një tjetër element mjaft i rëndësishëm dhe shqetësues për vajzat në Shqipëri.

Ndërsa, në raportin  “Pjesëmarrja Politike, Sociale dhe Ekonomike e të Rinjve në Shqipëri”, thuhet se ka një përqindje të ulët të të rinjve në pozicione ekzekutive si ministra, zëvendës ministra në qeveri dhe në pushtetin vendor. Mungojnë strukturat rinore bashkangjitur ministrive dhe bashkive, dhe rrjedhimisht një pjesëmarrje e reduktuar në vendimmarrje.

Në Studimin rinor në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitet 2018/2019 është thënë se interesimi për politikë në mesin e të rinjve dhe bisedat në tema politike ka shënuar rënie.

Në Suedi, vlerësohet se organizatat rinore të partive politike luajnë një rol shumë të rëndësishëm në politikë dhe se shumë njerëz që janë tani anëtarë të parlamenteve ose mbajnë poste të larta brenda partisë, ishin pjesë e organizatave rinore.

Për më shumë, përfaqësimi i brezit të ri edhe në parlamentin gjerman, është dukshëm më i ulët, derisa në listat e partive në nivelin shtetëror, 20 për qind nga vendet premtuese duhet të plotësohen nga njerëz të moshave nga 18 deri në 35 vjeç.

Diana Kastrati

Ky artikull është shkruar në kuadër të projektit “Ngritja e Aftësisë Mediale dhe Digjitale”/”Enhancing Media and Digital Literacy”, e mbështetur nga Albany Associates.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM