Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS licencon Federatën e Golfit

Jan 22, 2021

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka licencuar Federatën e Golfit.

Ministrja Vlora Dumoshi gjatë takimit me kryetarin e kësaj federate, Blerim Sejdiu diskutoi për aktivitetet sportive që organizon kjo federatë.

“Licencimi i Federatës së Golfit është bërë me qëllim të një organizimi më të mirë të jetës sportive në vend. Me anë të këtij licencimi besojmë që do të ketë aktivitete dhe gara të strukturuara duke pasur parasysh interesimin që keni shprehur ju federata e Golfit. Ministria do ta përkrahë këtë federatë në kuadër të politikave prioritete që ka për sportin”- tha ministrja Dumoshi.

Dumoshi  e Sejdiu diskutuan gjithashtu për hapat konkretë që duhen ndërmarrë në të ardhmen.

Ndërkaq, kryetari i Federatës së Golfit e informoi ministren lidhur me gjendjen aktuale, planet e federatës dhe aktivitetet të cilat do të mbahen gjatë këtij viti, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM