Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qeveria në detyrë-SBASHK: Paga e 13-të për mësimdhënësit parauniversitar

Jan 22, 2021

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, pas një takimi me përfaqësuesit e SBASHK-ut, të kryesuar nga Rrahman Jasharaj, ka bërë të ditur se janë dakorduar për të gjitha çështjet në kuadër të Kontratës Kolektive për arsim, duke i saktësuar të gjitha aspektet kryesore të asaj kontrate, lidhur me themelimin e marrëdhënies se punës, avancimin, kriteret e punësimit, mënyrën e funksionimit, të drejtat e mësimdhënësve, saktësimin për kohën e punës dhe çështje të tjera me rëndësi, që derivojnë edhe nga Ligji i Punës.

“Falënderoj SBASHK-un për gatishmërinë e tyre që të bisedojmë dhe të kenë mirëkuptimin e nevojshëm për të arritur dakordim në disa aspekte që janë të ndjeshme të Kontratës Kolektive dhe që kanë implikime financiare për buxhetin e vendit”, tha kryeministri Hoti, duke sqaruar se kjo kontratë sot do të nënshkruhet ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe SBASHK-ut.

Kryeministri Hoti tha se, me përfaqësuesit e SBASHK-ut janë pajtuar që të punësuarve në arsimin para universitar t’u paguhet paga e 13-të duke filluar nga vitit 2023, bazuar në performancën e tyre.

“Kemi saktësuar po ashtu pagesën e shujtës ditore për mësimdhënësit dhe shpenzimet e transportit”, tha Hoti.

Kryeministri Hoti, theksoi po ashtu se janë dakorduar që për shkak të orëve të shtuara të arsimtarëve, si pasojë e pandemisë, zbatimit të modaliteteve të ndryshme të arsimit, arsimtarëve t’u paguhen dy shtesa në pagë, njëra në fund të muajit shkurt dhe tjetra në fund të majit, në mënyrë lineare për të gjithë, në përputhje me mundësitë buxhetore, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit – ZKM.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM