Në komunikatën për media dërguar nga Caritasi Zviceran në Kosovë thuhet se kanë lansuar projektin me një buxhet prej mbi 4.29 milionë Euro që mbulon dhjetë komuna në të gjithë Kosovën dhe grupi i cak i tij përfshin akterë të sektorit privat, përpunues të ushqimit dhe shoqata të përfshira në sistemet e zgjedhura të tregut.
Caritasi Zviceran lanson projektin Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Rural Ekonomik (SIRED) në dhjetë komuna të Kosovës. Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Rural Ekonomik (SIRED) në dhjetë komuna të Kosovës. Ky projekt, me një buxhet prej mbi 4.29 milionë Euro, mbulon dhjetë komuna në të gjithë Kosovën dhe grupi i cak i tij përfshin akterë të sektorit privat, përpunues të ushqimit dhe shoqata të përfshira në sistemet e zgjedhura të tregut. Përfituesit e drejtpërdrejtë do të përfshijn rreth 1.000 (një mijë) prodhues, nga të cilët 20% i përkasin grupeve të margjinalizuara dhe pakicave etnike dhe të paktën 50% do të jenë gra.
Përmes partneriteteve të shumëfishta, përfshirë shoqatat nacionale dhe komunat, intervenimet e planifikuara të projektit SIRD kërkojnë të krijojnë ndryshime sistemike, duke forcuar pozitën e prodhuesve, rritjen e përfitimit, rritjen e cilësisë së produkteve (produkte më të shëndetshme me çertifikim organik) dhe rritjen e tregtisë ndërkufitare.
Ndër folësit kryesorë në hapjen e kësaj ngjarjeje ishin ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli dhe menaxherja e Programit të Caritasit Zviceran për Kosovë, Sandra Ege.
Në fjalimin e tij hyrës Ambasadori Weidinger vuri në dukje: “Unë jam i vetëdijshëm që ky projekt fillon në një kohë mjaft sfiduese për Kosovën. Me këtë projekt ne dëshirojmë t’i kthejmë sfidat serioze në mundësi për popullatën e Kosovës, përfshirë rininë, gratë dhe grupet e margjinalizuara në mënyrë që ata të gjejnë punë dhe të rrisin të ardhurat e tyre. Me fuqizimin e atyre që janë ndoshta pjesa më e ndjeshme e popullsisë, ne shpresojmë që të ringjallim sektorin e bujqësisë së Kosovës duke kontribuuar jo vetëm në zbutjen e varfërisë por edhe në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Kosovës”.
Sandra Ege, menaxhere e programit për Kosovë, në fjalën e saj theksoi: “Në emër të Caritas Zviceran, unë i siguroj të gjithë partnerët dhe palët e përfshira që ne do të bëjmë më të mirën për të zbatuar këtë projekt dhe për të arritur ndikimin e parashikuar për kënaqshmërinë e qytetarëve të Kosovës. Ne shpresojmë të punojmë së bashku me më shumë gra në të dhjetë komunat”.
Projekti SIRED është i financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim me 2.5 milionë Euro, është bashkë-financuar nga Komuna e Prishtinës me 1.5 milion Euro, dhe Caritas Zviceran kontribuon me mbi 293,000 Euro.
Caritas-i Zviceran është OJQ ndërkombëtare që vepron në Zvicër dhe 20 vende të botës. Misioni ynë është parandalimi, luftimi dhe çrrënjosja e varfërisë.
Caritas-i Zviceran ka punuar në Kosovë prej vitit 1999, duke u fokusuar në përfshirjen sociale, zhvillimin rural dhe rindërtimin. Bazuar në strategjinë 2020-2025, fushat tona të aktiviteteve janë gjenerimi i të hyrave, “Ndryshimet Klimatike” dhe Migrimi.