Build Skills with our trainings

Sign up now!

KRU Prishtina: Reduktime të ujit si pasojë e turbullirës në kanalin e Ibër Lepencit

Jan 25, 2021

Si pasojë e reshjeve të shiut ditët e fundit, janë rritur rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njejtat kanë përfunduar sërish te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për t’u trajtuar pastaj për pije ( ITUP Shkabaj ).

Si shkak i kësaj, ka rritje të turbullirës në atë nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije, prandaj është zvogëluar në minimum prodhimi i ujit nga ky Impiant, me ç’rast janë detyruar të ndërprejnë furnizimin me ujë të pijshëm për konsumatorët e zonave: Obiliq, Fushë Kosovë, Drenas dhe lagjja Kalabria në Prishtinë, thuhet në komunikatën e Kompanisë Ujësjellësi “Prishtina”.

“Si pasojë e reshjeve të shiut ditët e fundit, janë rritur rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njejtat kanë përfunduar sërish te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për tu trajtuar pastaj për pije ( ITUP Shkabaj ). Si shkak i kësaj, kemi rritje të turbullirës në atë nivel që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë.

Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, t’i ruajmë pajisjet teknologjike, jemi të detyruar të zvogëlojmë në minimum prodhimin e ujit nga ky Impiant, me çrast jemi detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm për konsumatorët e zonave: Obiliq, Fushë Kosovë, Drenas dhe lagjja Kalabria në Prishtinë.

Si pasojë e ndërprerjes së punës në ITUP Shkabaj, edhe disa zona tjera në Prishtinë do të kenë reduktime në periudhën e mesditës dhe gjatë natës, më konkretisht ata të cilët furnizohen me ujë nga sistemi i Badocit si dhe nga Kodra, për shkak të alternativave teknike për furnizim të zonave më të afektuara nga kjo turbullirë.

Në momentin që kushtet lejojnë që uji të trajtohet dhe të garantohet cilësia e duhur pas trajtimit, ne do e rikthejmë gjendjen normale me trajtim dhe furnizim”.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM