Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka treguar për artin në hapësirat publike ku i japin jetë Prishtinës urbane. Të gjitha punimet e renovimit të nënkalimit në Kalabri përballë Qendrës Klinike Universitare kanë përfunduar. Renovimet po bëhen edhe në nënkalimet në Kalabri/Dardania, te Xhamia e Llapit dhe në Bardhosh, ka thënë Ahmeti.
“Arti në hapësirat publike i jep jetë Prishtinës urbane e kur aplikohet në hapësirat e nënkalimeve i bën më atrtaktive për të i shfrytëzuar. Tashmë kanë përfunduar të gjitha punimet e renovimit të nënkalimit në Kalabri përballë Qendrës Klinike Universitare, pjesë e projektit të Drejtorisë për Shërbime Publike që filloi vitin e kaluar. Punime për rregullim dhe renovim po bëhen edhe te nënkalimet në Kalabri/Dardania, te Xhamia e Llapit dhe në Bardhosh. Shfrytëzimi i nënkalimeve është i rëndësishëm dhe ndikon në rritjen e sigurisë të këmbësorëve, sidomos në pjesët e Prishtinës ku kemi qarkullim të madh të trafikut”.