Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hoti: Trepça ka nevojë për mbështetjen tonë

Jan 26, 2021

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, takoi menaxhmentin dhe bordin e Trepçës, me të cilët bisedoi për situatën në të cilën po kalon kjo ndërmarrje e rëndësisë strategjike për ekonominë e Kosovës. 

“Ka kaluar nëpër një periudhe të vështirë, kryesisht si rezultat i  zhvillimeve në tregjet financiare ndërkombëtare dhe në pamundësi që të depërtohet dhe të shiten produktet e Trepçës në ato tregje. Tash ngadalë po përmirësohet situata”, nënvizoi kryeministri Hoti. 

Ai e përgëzoi bordin dhe menaxhmentin për veprimet që i kanë ndërmarrë në veçanti në tre muajt e fundit, për të stabilizuar gjendjen dhe për të rritur prodhimin. Kryeministri Hoti vlerësoi se, viti 2020 ka qenë ndër vitet më të suksesshme sa i përket prodhimit në Trepçë. 

“Besoj se me përmirësimin e tregjeve  financiare ndërkombëtare, në tregjet përkatëse ku shiten produktet e Trepçës, shpejt kjo kompani do ta merr vetën, por tani duhet ta mbështesim”, tha kryeministri Hoti. 

Gjatë qëndrimit në Trepçë, kryeministri Hoti vizitoi flotacionin e mineraleve në tunelin e parë ku bëhet përpunimi i xehes, nga ku  përfitohet koncentrati i plumbit dhe zinkut, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM