Build Skills with our trainings

Sign up now!

MI: Qytetarët të kenë kujdes gjatë ngasjes dhe t’iu përshtaten kushteve atmosferike

Jan 26, 2021

Ministria e Infrastrukturës njofton të gjithë qytetarët se kompanitë e mirëmbajtjes në orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit kanë intervenuar  me kripë për shkak të temperaturave të ulëta si dhe intervenohet gjithashtu edhe ne pastrimin e erodimeve te shkaktuara pas reshjeve  në rrugë për shkak të sigurisë në komunikacion.

Ka pas intervenime për largimin e borës në të gjitha rrugët nën përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës:  Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan si dhe në dy  Auto-udhët “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”. Të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim, përveç rruga nacionale N2 -QMI-ja  ka rrjedhje të ujërave dhe paraqet pengesa në qarkullimin normal të komunikacionit.

Në këtë vend do të intervenohet posa të përmirësohen kushtet atmosferike, për ta zgjidhur problemin që paraqitet në rastet kur ka reshje të mëdha të shiut. Kompania projektuese që është e kontraktuar nga Ministria e Infrastrukturës do ta krijojë një plan për shkarkimin e këtyre ujërave dhe do të intervenohet për ta tejkaluar këtë problem të vjetër.

Ndërsa drejtimin Kamenicë-Strezoc në fshatin Hajnoc rruga është mbyllur për shkak të dëmtimit të urës nga vërshimet. Ne këtë segment rrugor është duke u punuar në vendosjen e urës metalike nga ana e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lusim të gjithë qytetarët e Kosovës të kenë kujdes gjatë ngasjes dhe t’iu përshtaten kushteve atmosferike, thuhet në faqen zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM