Build Skills with our trainings

Sign up now!

RrGK bën thirrje partive politike të përmbahen nga gjuha kërcënuese dhe ofenduese

Jan 26, 2021

Në faqen zyrtare të Rrjetit të Grave të Kosovës thuhet se RrGK bën thirrje që procesi zgjedhor të jetë brenda rregullave kushtetuese, frymës demokratike dhe çdo mospajtim të adresohet përmes rrugëve institucionale, e asnjëherë përmes ofendimeve e kërcënimeve personale.

Gjuha kërcënuese dhe seksiste konsiderohet ofenduese ndaj qytetarëve dhe si e tillë është e papranueshme dhe duhet dënuar, ka thënë RrGK.

“Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) është duke përcjellë në vazhdimësi diskursin publik të partive politike në këtë kohë të parafushatës për zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen më 14 shkurt 2021.

Në këtë periudhë e gjithë vëmendja e qytetarëve është e kthyer drejt skenës politike dhe asaj se çka ofrojnë partitë për përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme. Në këtë kohë, qytetarët duhet të njoftohen me specifikat e secilit program, mirëpo, në vend të kësaj jemi dëshmitarë të një gjuhe kërcënuese dhe seksiste. Kjo gjuhë konsiderohet ofenduese ndaj qytetarëve dhe si e tillë është e papranueshme dhe duhet dënuar.

RrGK bën thirrje që ky proces zgjedhor të jetë brenda rregullave kushtetuese, frymës demokratike dhe çdo mospajtim të adresohet përmes rrugëve institucionale, e asnjëherë përmes ofendimeve e kërcënimeve personale.

Le të kujtojmë se po kalojmë një gjendje të jashtëzakonshme shëndetësore në përballjen me pandeminë COVID-19 dhe organizimin e zgjedhjeve në këtë periudhë, andaj edhe kjo situatë do të duhej të shihet nga partitë si përgjegjësi dhe obligim shtesë.

RrGK, ashtu sikurse përgjatë viteve të kaluara, me punë dhe aktivizëm përpiqet për një Kosovë ku gratë dhe burrat janë të barabartë dhe kanë mundësi të barabarta në jetën shoqërore, prandaj, në përputhje të plotë me këtë vizion, RrGK kërkon përgjegjësi publike për çdo veprim, i cili ndikon në realizimin e këtyre objektivave jetike për mirëqenien e të gjitha grave në Kosovë, e rrjedhimisht të gjithë shoqërisë.”https://womensnetwork.org/sq/rrgk-u-ben-thirrje-partive-politike-te-permbahen-nga-gjuha-kercenuese-dhe-ofenduese/?fbclid=IwAR37pbawhu3Df-8gbpv1g81PmyAzeaSmHMu3T5DS2DIJXa9ylgmcxgUKCw8

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM