Build Skills with our trainings

Sign up now!

Senzacionalja si vlerë e lajmit, fatkeqësisht, po bëhet pjesë përbërëse e informacionit

Jan 27, 2021

Niveli i gazetarisë në Kosovë konsiderohet i mirë krahasuar me vendet e rajonit, kjo për shkak të pluralizmit të mediave dhe lirisë më të madhe të shprehjes. Por, edhe këtu gazetarët dhe mediat jo rrallë herë dalin nga përgjegjësitë e tyre dhe të tregohen jo profesionistë.

Mungesa e një kontrolli për mediat online dhe mania në rritje për sa më shumë klikime ka vënë në pah edhe tendencën e kohëve të fundit për të bërë gazetari senzacionale.

Senzacionalismi në Fjalorin e Oxfordit definohet si “një mënyrë për të tërhequr interesin e njerëzve duke përdorur fjalë që kanë për qëllim t’ju shokojnë ose duke paraqitur fakte dhe ngjarje si më të këqija ose më tronditëse sesa ato në të vërtetë”.

“Ekskluzive”, “e pabesueshme”, “skandaloze” janë vetëm disa nga epitetet që shpesh u ipen lajmeve të parëndësishme, të cilat përveç pa interes për publikun, edhe po dëmtojnë reputacionin e gazetarëve të mirëfilltë dhe namin e gazetarisë si profesion.

Përveç kësaj, këto lajme dëmtojnë edhe kuptimin dhe përceptimin e të vërtetës nga ana e shoqërisë. The Beacon shkruan se kur faktet e një historie janë të ekzagjeruara, në mënyrë që ajo gazetë ose stacion televiziv të marrë një vlerësim më të mirë, publiku mund ta ketë të vështirë të kuptojë realitetin e asaj që është mbuluar.

Ky artikull konsideron se respekti i përgjithshëm për çdo formë të medias ka rënë shumë thjeshtë për shkak të përdorimit të sensacionalizmit, i cili mund të cilësohet edhe si nënçmues për industrinë.

Mentor Shala, ish-drejtor i Radio Televizionit të Kosovës, thotë se sot në epokën e mediave të reja online, senzacionalja si vlerë e lajmit është bërë pjesë përbërëse e informacionit. Kjo sipas tij po ndodh për shkak të konkurrencës së mediave me njëra-tjetrën dhe tendencës për ta shitur lajmin sa më shpejt. Dhe për të arritur këtë qëllim thotë ai, duhen shtohen edhe elemente atraktive.

E për ta bërë atraktiv sigurisht që duhet të futen edhe elemente të cilat e zmadhojnë ngjarjen përtej reales, i japin elemente të dyshimta të informacionit, i qasen sipas kërkesës së audiencës e jo sipas fakteve reale”, thekson Shala.

Ai vlerëson se ky lloj i gazetarisë e dëmton shoqërinë për shkak se këto lajme realitetin e paraqesin ashtu siç dëshirojnë gazetarët e jo ashtu siç është, gjë që sipas Shalës ndikon pastaj në qëndrimet, veprimet dhe sjelljet e njerëzve në jetën e përditshme.

Se senzacioni është i dëmshëm për gazetarinë profesionale e thotë edhe profesori universitar, Resul Sinani.

Ai shprehet se synimi i gazetarisë është raportimi për të vërtetën, pa e zvogëluar ose zmadhuar atë, raportimi mbi faktet dhe verifikimi i tyre larg ngarendjes pas senzacionit dhe raportimit në një mënyrë të tillë.

Sinani, dekan në Fakultetin e Komunikimit Masiv në AAB, thotë se për shkak të numrit të madh të mediave sidomos atyre online dhe tregut të vogël në të cilin operojnë, shumë media vrapojnë pas klikimeve dhe sensacioni është mënyrë më e lehtë për të arritur te publiku.

“…Kur them treg të vogël e them edhe në raport me numrin audiencës edhe në raport me të ardhurat që mund të krijojnë nga tregu i reklamave. Në një situatë të tillë, një numër i madh i mediave, por për fat të mirë jo të gjitha, po vrapojnë pas klikimeve dhe mënyra më e lehtë për të depërtuar tek audienca është sensacioni, apo raportimi sensacional, sepse në thelb sensacioni arrihet duket i zmadhuar gjërat në mënyrë të tillë që të bëjnë bujë në opinion”, vazhdon ai.

Sipas tij fat i mirë është numri i mjaftueshëm i mediave profesionale, të cilave njerëzit mund t’u referohen dhe mund të informohen prej tyre.

Gazetarja, Dafina Lata konsideron se tendenca e disa mediave për gazetari senzacionale lidhet me qëllimin e tyre – numrin e klikimeve dhe jo prodhimin e lajmeve të mirëfillta dhe profesionale për informimin e saktë të publikut.

Ajo paraprakisht thotë se një lloj i tillë i gazetarisë nuk do duhej të ekzistonte fare, duke pasur parasysh rolin dhe qëllimin e medias

Dafina përmend se një gjuhë senzacionale është vërejtur edhe gjatë kësaj periudhe të pandemisë, gjë që sipas saj ka shkaktuar huti te publiku.

Ligjëruesja në Departamentin e Mediave dhe Komunikimit në Kolegjin UBT, thotë se përgjegjës për këtë janë gazetarët përkatësisht redaktorët.

Për arsye se gazetarët prodhojnë lajme, redaktorët pastaj janë ata të cilët japin fjalën e fundit për trasmetimin apo publikimin e atyre lajmeve, përfshirë këtu edhe lektorët. Sepse kuptohet është ky zinxhiri ta quaj gazetaresk që duhet respektuar.”, shton Lata, derisa shtron nevojën për edukim medial, në mënyrë që edhe publiku pastaj të ketë gjykim kritik mbi përmbajtjet mediale.

Fajtor kryesor për “zhvillimin” e gazetarisë senzacionale, Mentor Shala i sheh gazetarët pasi sipas tij ata e keqpërdorin mundësinë që e kanë si gazetarë dhe keqinformojnë publikun ose nuk prezantojnë të vërtetën me faktet që kanë.

Ai konsideron se publiku asnjëherë nuk ka faj, pasi sipas tij audienca nuk e ka për detyrë të analizojë çdo informacion që merr.

Për Resul Sinanin fajtor janë sigurisht ato media që bëjnë gazetari të tillë, sepse sipas tij “obligimin për të raportuar në mënyrë profesionale e kanë gazetarët apo në këtë rast mediat”. 

Janë disa dallime midis gazetarisë së mirëfilltë dhe senzacionalizmit.

Gazetaria e mirëfilltë kërkon që përmbajtja të ndërtohet mbi parimin e raportimit objektiv dhe të paanshëm, të mbështetet në fakte të sakta, të shpërndajë njohuri të dobishme, t’i shërbejë të mirës publike, të shmang shpifjet.

Derisa përmbajtjet senzacionale dijnë të jenë të diskuteshme, shpesh tronditëse, në tentim për të rrëmbyer vëmendje dhe shpjegimi i ngjarjes bëhet në mënyrë siperfaqësore dhe pa detaje.

Diellëza Kabashi

Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të News Agency KosovaLive dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM