Build Skills with our trainings

Sign up now!

Dumoshi uron Kadaren, simbolin e artit letrar shqiptar në botë

Jan 28, 2021

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka uruar ditëlindjen shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare i cili mbush 85 vjet.

Ajo ka thënë se Kadare me krijimtarinë e tij ka arritur të tejkalojë kufijtë kombëtarë për t’u bërë një shkrimtar i përmasave botërore, laureat i shumë çmimeve vendore e ndërkombëtare, ai mbetet krenaria dhe simboli i artit letrar shqiptar në botë.

Korpusi i madh i krijimtarisë së tij vazhdoftë edhe më tej, krahas shëndetit që urojmë ta ketë edhe gjatë, ka thënë Dumoshi në komunikatën për media e dërguar nga MKRS.

“Sot, shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare, mbush 85 vjet. Si Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, në emër të institucionit dhe në emër të kulturës në Kosovë, dua t’ia uroj ditëlindjen shkrimtarit tonë, kolosit të letrave shqipe dhe jo vetëm, i cili me krijimtarinë e tij ka arritur të tejkalojë kufijtë kombëtarë për t’u bërë një shkrimtar i përmasave botërore.

Kadare, mbetet gjeniu artit letrar që ka pasqyruar zhanre të ndryshme të prozës, pa lënë anash as poezinë, më të cilën edhe nisi rrugën e tij si shkrimtar. Laureat i shumë çmimeve vendore e ndërkombëtare, Ismail Kadare, mbetet krenaria dhe simboli i artit letrar shqiptar në Botë.

Kadare, përmes krijimtarisë ka dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh të prezantimit të kulturës dhe identitetit shqiptar në Botë. Është autori më i përkthyer shqiptar në Botë dhe kjo tregon për gjenialitetin e tij në krijimtarinë letrare.

Urime 85 vjetorin, shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare. Korpusi i madh i krijimtarisë së tij vazhdoftë edhe më tej, krahas shëndetit që urojmë ta ketë edhe gjatë”.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM