Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka marr pjesë në promovimin e pullës postare e cila i kushtohet mjekëve dhe infermierëve që humbën jetën në ballafaqim me virusin vdekjeprurës COVID-19.
Ai ka thënë se në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e mjekëve dhe infermierëve human, është t’i përkujtojmë dhe vlerësojmë, si shembull të përgjegjësisë ndaj shëndetit të qytetarëve të cilin na lanë trashëgim, për gjeneratat dhe se kjo mirënjohje, po bëhet nëpërmjet pullës postare, thuhet në postimin e ministrit Zemaj në Facebook.
“Vlerësimi për mjekët dhe infermierët që humbën jetën në ballafaqim me virusin vdekjeprurës, është më e pakta që mund të bëjmë për ta, sepse, me veprën e tyre në krye të detyrës, dëshmuan se janë heronjtë e ditëve tona.
Në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e mjekëve dhe infermierëve human, është t’i përkujtojmë dhe vlerësojmë, si shembull të përgjegjësisë ndaj shëndetit të qytetarëve të cilin na lanë trashëgim, për gjeneratat. Kjo mirënjohje, sot po bëhet edhe nëpërmjet pullës postare.
Nderim i përjetshëm për stafin shëndetësor që humbën jetën në krye të detyrës.
Falënderim për Postën, që përjetësoi personalitetet e tyre me pullë postare”.