Build Skills with our trainings

Sign up now!

KNKK nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur

Jan 29, 2021

Misioni i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (KNKK-së) në Kosovë sot e nënshkroi një memorandum të mirëkuptimit me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh) të Kosovës, si pjesë e përpjekjeve të saj për të ndihmuar në zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur në Kosovë, thuhet në komunikatën për media e KNKK-së.

Ky memorandum i mirëkuptimit është menduar që të shërbejë si udhëzues dhe bazë për bashkërendimin dhe bashkëpunimin midis KNKK-së dhe KQPZh-së në vazhdën e veprimeve që për qëllim kanë zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së atyre që ende janë të zhdukur në lidhje me konfliktin e armatosur të viteve 1998-1999 në Kosovë.

Shefi i Misionit të KNKK-së në Kosovë, Agim Gashi, tha: “Në esencë, memorandumi i mirëkuptimit është hap drejt rritjes së bashkëpunimit që KNKK-ja dhe KQPZh-ja e kanë pasur qe disa vite me radhë. KQPZh-ja ka treguar qasje tejet proaktive ndaj kësaj çështjeje, duke bërë përpjekje konkrete për ta zbardhur fatin dhe vendndodhjen e atyre që janë zhdukur në Kosovë. Për KNKK-në, Memorandumi i Mirëkuptimit sigurisht se e konkretizon mbështetjen dhe angazhimin tonë të paluhatshëm për t’i forcuar kapacitetet lokale, duke e synuar një mënyrë më efektive të trajtimit të çështjes së të zhdukurve.

Dua të shfrytëzoj këtë rast që ta shpreh përsëri mirënjohjen time për bashkëpunimin me KQPZh-në dhe shpresoj se Memorandumi i Mirëkuptimit do të na ndihmojë të gjithëve që të arrijmë rezultate më të mëdha në terren”, tha Gashi.

Kanë kaluar më shumë se 22 vite nga konflikti i armatosur në Kosovë. Familjet e më shumë se 1600 personave të zhdukur janë ende në pritje të përgjigjeve për fatin dhe vendndodhjen e të dashurve të tyre.

Siç është përcaktuar në të drejtën ndërkombëtare humanitare, familjarët kanë të drejtë të dinë se çfarë u ka ndodhur të dashurve të tyre. Si gjithmonë, KNKK-ja është e gatshme t’i mbështesë autoritetet në përmbushjen e përgjegjësive të tyre në këtë aspekt dhe i nxitë ato që çështjen krejtësisht humanitare të personave të zhdukur ta vënë në plan të parë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM