Build Skills with our trainings

Sign up now!

Në zonën e kuqe mbesin edhe më tej Prishtina dhe Fushë–Kosova

Jan 29, 2021

Situata epidemiologjike në Kosovë është nën kontroll dhe se si rezultat i rënies së numrit të të infektuarve në disa komuna, sot kemi kategorizimin e ri të komunave bazuar në numrin e rasteve të reja brenda 7 ditësh në 100. 000 banorë, thotë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në komunikatën për media.

Kështu, si rezultat i situatës më të mirë epidemiologjike, nga zona e kuqe në të verdhën dalin komunat: Podujeva, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Zveçani, dhe Gjilani.

Në zonën e kuqe mbesin edhe më tej Prishtina dhe Fushë –Kosova.

Shpresojmë që edhe këto së shpejti të kalojnë nga zona e kuqe në zonat e tjera.

RANGIMI I KOMUNAVE SIPAS ZONAVE (29 janar 2021)

ZONA E KUQE
Prishtina, Fushë Kosova

ZONA E VERDHË
Suhareka, Lipjani, Obiliqi, Malisheva, Juniku, Vushtrria, Klina, Prizreni, Peja, Gjakova, Podujeva, Deçani, Kamenica, Ferizaji, Mitrovica e Jugut, Zveçani, Gjilani dhe Mitrovica e Veriut

ZONA E GJELBËR
Vitia, Rahoveci, Dragashi, Drenasi, Istogu, Skenderaji, Leposaviqi, Kaçaniku,
Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi,
Ranilluga, Shterpca, Graçanica, Shtime

LEGJENDA:

– ZONA E KUQE: mbi 150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditësh

– ZONA E VERDHË: deri në 76-150 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditësh

– ZONA E GJELBËR: deri në 75 raste me COVID-19 në 100.000 banorë brenda 7 ditësh

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM