Përmes komunikatës për media Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se nesër do të bëhet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit.
“Ju njoftoj se nesër (e hënë, 01 shkurt, ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021”.