Build Skills with our trainings

Sign up now!

Filmi artistik “Zgjoi” fiton tri çmime kryesore në festivalin Sundance

Shk 3, 2021

Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi” me regji nga Blerta Basholli ka fituar tri çmime kryesore në festivalin më të madh të filmit të pavarur në SHBA Sundance.

“Zgjoi” mori çmimin si filmi më i mirë, Blerta Basholli si regjisorja më e mirë dhe çmimin e publikut e mori Yll Uka, producenti i filmit.

Filmi “Zgjoi” është frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes (interpretuar nga Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetësën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.

Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, në rolet tjera luajnë Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj; me producent Yll Ukën, drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, dhe me bashkëproducentë Valon Bajgorën, Agon Ukën, Britta Rindelaub, Kristijan Burovski, Tomi Salkovski dhe Paskal Semini.

Ambasada Amerikane në Kosovë ka përgëzuar regjisoren Blerta Basholli për filmin “Zgjoi” që fitoi tri çmime kryesore në Festivalin e filmit Sundance, thuhet ne postimin në Facebook e Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Yesterday, Blerta Basholli’s “Hive” became the first film in its category to win the Grand Jury Prize, the Directing Award, & the Audience Award in the World Cinema Dramatic Category at the SundanceFilm Festival

Sundance Film Festival

Congratulations to Blerta and her cast & crew! https://fb.watch/3qahyereVX/

 

Edhe Amabasada franceze përgëzoi regjisoren Blerta Basholli për filmin “Zgjoi”.

“Urime regjisores kosovare Blerta Basholli! Me filmin e saj të metrazhit të gjatë “Zgjoi”, ajo hyri në historinë e kinemasë kosovare . Në të vërtetë, nuk është vetëm një vlerësim fitues i çmimeve, por tre çmimet kryesore të Festivalit të Filmit Sundance që Blerta Basholli ka arritur, përkatësisht: “Filmi më i mirë”, “Regjia më e mirë” dhe së fundmi “Çmimi i Publikut”.

Ju rikujtojmë se Festivali i Filmit Sundance është festivali më i madh i filmit të pavarur në Shtetet e Bashkuara!

Puna e saj është frymëzuar nga një realitet: Jeta e një gruaje që jeton në Krushën e Madhe, në kërkim të burrit të saj që u zhduk gjatë luftës në Kosovë. Ajo krijon një biznes bujqësor dhe, në fakt, siguron mbijetesën e familjes së saj. Megjithatë, asgjë nuk është e lehtë në një mjedis tradicionalisht patriarkal, ku ambicia e një gruaje nuk shihet gjithmonë me sy të mirë.

Një temë për vëmendje e cila do të mund t’i përkiste shumë shoqërive…, thuhet në postimin në Facebook të Ambasadës Franceze në Kosovë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM