Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Suksesi i filmit “Zgjoi” është sukses i tërë Kosovës

Shk 3, 2021

Pas suksesit të arritur të filmit “Zgjoi” nga Kosova, në “The Sundance Film Festival”, festivalin më të madh të pavarur të filmit në SHBA, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka takuar skenaristen dhe regjisoren e filmit Blerta Basholli.

Ministrja Dumoshi e ka përgëzuar regjisoren Basholli për suksesin e arritur në festivalin “Sundance” duke rrëmbyer tri çmime, atë të jurisë, audiencës dhe për regjinë më të mirë.

“Suksesi i filmit ‘Zgjoi’ është një fitore për tërë Kosovën në arenën ndërkombëtare, ku është treguar cilësia dhe tradita në kinematografi që tashmë është ndërtuar në vendin tonë. Dua t’i përgëzoj tërë ekipin e filmit për këtë rezultat të arritur dhe si ministri ndjehemi të kënaqur tej mase që nëpërmjet Qendrës Kinematografike të Kosovës kemi mbështetur këtë film”, ka thënë ministrja Dumoshi.

Tematika e filmit është shumë e fuqishme, ka vlerësuar ministrja, duke potencuar faktin se përmes këtij krijimi artistik rrëfehet një ngjarje e vërtetë e një gruaje me zemër të madhe siç është Fahrije Hoti, e cila ka pësuar në luftën e fundit në Kosovë të shkaktuar nga regjimi serb. Ndonëse me dhimbje e pikëllim për tragjedinë që ka përjetuar në familje, znj. Hoti ka arritur të mbledh forcat dhe të bëhet një prej prodhuesve dhe ndërmarrësve serioze për të treguar se sa të fuqishme janë gratë e Kosovës. Nëpërmjet filmit Blera e ka prezantuar me sukses këtë ngjarje, është shprehur ministrja.

Ndërkaq, skenaristja e filmit ‘Zgjoi’, Blerta Basholli, tha se e falënderon ministren Dumoshi dhe MKRS-në për përkrahjen e dhënë për filmin. Ajo tha se këtë sukses ia dedikon znj. Fahrije Hoti nga Krusha e Madhe e Rahovecit.

“I falënderoj të gjithë kastën dhe ekipin tjetër të filmit dhe të gjithë ata që kanë mbështetur prodhimin e tij për të ndriçuar ekranin e madh të kinemasë. Rrëfimi që ka filmin përçon mesazhin e një gruaje nga Kosova që përkundër dhimbjes e mërzisë, paragjykimeve përreth ajo ia del duke u bërë e suksesshme”, tha Basholli.

Filmi ‘Zgjoi’ shënon një prej sukseseve historike dhe është dëshmi e fuqishme që prezanton në arenën ndërkombëtare një të vërtetë nëpër të cilën ka kaluar populli i Kosovës, thuhet në komunikatën e MKRS-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM