Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hoti: Qeveria do ta rris dukshëm pjesëmarrjen në arsimin parashkollor

Shk 5, 2021

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, vizitoi kopshtin e fëmijëve “Bardha Akademi”, në Prishtinë, ku u takua me pronaren e këtij kopshti Gëzime Rexhepi, e cila njëkohësisht është edhe kryetare e Asociacionit të Kopshteve private & partneritet publiko privat.

Në takim morën pjesë dhe pronaret e 5 kopshteve të tjera, përfituese nga Masa 10, në kuadër të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike,  me të cilën është ofruar mbështetje financiare për projekt iniciativat që synojnë përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri. Me këtë masë në vlerë prej 1 milion euro, janë financuar 115 kopshte private dhe ato në partneritet publiko privat,  sipas kërkesave të tyre që sigurojnë qëndrueshmëri financiare dhe vijueshmëri të stafit.

“I kemi ndihmuar kopshtet për të qëndruar në biznes. Sepse është tepër e nevojshme për çdo familje, për të marrë këtë shërbim, në mënyrë që prindërit të kenë mundësi të vazhdojnë aktivitetet e tyre të punës” tha kryeministri Hoti.

Duke folur për vazhdimin e bashkëpunimit me kopshtet private, kryeministri Hoti tha se Qeveria do ta rris dukshëm pjesëmarrjen në arsimin parashkollor, që nënkupton se do të mbështetën masivisht kopshtet dhe çerdhet  në mbarë vendin me një formulë të re të vlerësimit duke bërë financimin për arsimin parashkollor për kokë të fëmijës, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM