Pas vendimit të djeshëm të Qeverisë që çdo personi që hyn në Kosovë duhet t’i kërkohet testi negativ për COVID-19, ka ngjallur reagime të shumta në vend.
Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje për manipulimin në opinion nga individë të papërgjegjsdhëm dhe me qëllime të caktuara që po i bëhet vendimeve të fundit të Qeverisë lidhur me masat anticovid.
Në këtë mes, shquhet tendenca për të manipiluar me diasporën si target grup, ne emër të gjoja vendimit të “ri” për PCR teste me rastin e ardhjes në Kosovë.
Testi PCR negativ nuk është vendosur në vendimin e djeshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, por ka qenë pikë e çdo vendimi të kësaj qeverie rreth Covid -19, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Shëndetësië.