Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e sheh të nevojshme të njoftojë dhe sqarojë qytetarët e Republikës së Kosovës lidhur me menaxhimin e Qendrave të Votimit dhe Vendvotimeve, pas paqartësive të krijuara në opinion.
Në ditën e zgjedhjeve, të gjitha shkollat të cilat shndërrohen në Qendra të Votimit janë në kompetencë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Po ashtu, të gjitha objektet shkollore të cilat shndërrohen në Qendra të Votimit menaxhohen dhe mbikëqyren nga KQZ. Ato nuk menaxhohen dhe as nuk mbikëqyren nga komunat dhe kryetarët e tyre.
Të gjitha rregullat për të gjitha Qendrat e Votimit gjithandej Republikës së Kosovës janë unfiorme dhe vlejnë njësoj për të gjitha, në të gjitha komunat. Këto rregulla kanë qenë të tilla edhe në proceset e kaluara zgjedhore dhe nuk kanë pësuar asnjë ndryshim, thuhet në komunikatën për media e KQZ-së..