Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kosova përmbyll procesin e rregullt zgjedhor, që është përmbushje e standardeve evropiane

Shk 15, 2021

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti në poostimin e tij në Facebook ka thënë se sipas vlerësimeve preliminare, Kosova ka përmbyllur një proces të rregullt zgjedhor dhe se kjo tregon për kulturën demokratike që është vendosur tanimë në procese zgjedhore, që është edhe përmbushje e standardeve evropiane.

Ai pret që KQZ të përmbyllë sa më parë procesin e numërimit të votave dhe certifikimit të rezultateve, që t’i hapet rrugë themelimit të institucioneve të reja të vendit.

Hoti thotë se e merr përgjegjësinë e plotë për këtë rezultat zgjedhor të LDK-së, ku në ditët në vijim do ta diskutojë gjerësisht me organet e LDK-së për këtë përgjegjësi.

Të dashur qytetarë,

Të dashur votues të LDK-së dhe struktura të LDK-së,

Sipas vlerësimeve preliminare, Kosova ka përmbyllur një proces të rregullt zgjedhor. Kjo tregon për kulturën demokratike që është vendosur tanimë në procese zgjedhore, që është përmbushje e standardeve evropiane.

Unë ju falënderoj për besimin e dhënë. Por, rezultatet preliminare janë krejt tjera prej atyre që kam pritur.

Prandaj, unë e marrë përgjegjësinë e plotë për këtë rezultat zgjedhor të LDK-së. Në ditët në vijim do të diskutoj gjerësisht me organet e LDK-së për këtë përgjegjësi.

Pres që KQZ-ja të përmbyllë sa më parë procesin e numërimit të votave dhe certifikimit të rezultateve, që t’i hapet rrugë themelimit të institucioneve të reja të vendit.

Unë do të jem gjithmonë mirënjohës për mundësinë që më është dhënë nga LDK-ja për t’u shërbyer qytetarëve dhe do të mbetem mbrojtës i pakompromis i demokracisë dhe orientimit pro-perëndimor të Republikës se Kosovës.

LDK-ja do të jetë opozitë konstruktive në mbrojtje të interesit të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Qeveria në detyrë do të kujdeset për mbarëvajtjen e punëve deri në zgjedhjen e qeverisë së re nga Kuvendi i Republikës.

I juaji,

Avdullah Hoti

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM