Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka pritur ambasadorin shqiptar Qemal Minxhozi dhe sekretaren e parë të ambasadës, Klodiana Karaj.
Ambasadori Minxhozi e ka përgëzuar Kurtin për fushatën e qetë zgjedhore, procesin e lirë dhe demokratik zgjedhor, pa incidente, si dhe fitoren e arritur në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e tij të plotë në funksion të realizimit të bashkëpunimit të Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë.
“Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të punojnë së bashku për të kapërcyer çdo barrierë e burokraci e për ndërtuar marrëdhënie model të bashkëpunimit në rajon, veçanërisht në fushën e ekonomisë”, u shpreh Kurti,
Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e rritjes dhe thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, në të gjitha fushat e bashkëpunimit thuhet në postimin në Facebook e Lëvizjes Vetëvendosje.