Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani-Szunyog: Sigurimi i vaksinës në një kohë sa më të shkurtër

Shk 18, 2021

U.d. presidentja Vjosa Osmani Sadriu priti në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Me këtë rast, Szunyog e uroi u.d. presidenten Osmani edhe njëherë me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, si dhe e përgëzoi për rezultatin në zgjedhjet parlamentare.

Palët diskutuan për rëndësinë e madhe që ka themelimi sa më i shpejt i institucioneve me qëllim të sigurimit të stabilitetit në vend. Po ashtu, të dy palët u dakorduan që kjo do të ndihmonte shumë edhe qasjen efektive në trajtimin serioz të situatës me pandeminë dhe angazhimin për ringritje ekonomike.

Në këtë drejtim, theks i veçantë gjatë takimit është vënë në sigurimin sa më të shpejtë të vaksinës. Me këtë rast, Osmani ritheksoi rëndësinë që ka bashkëpunimi sa më konkret me BE-në dhe vendet anëtare të BE-së për sigurimin e vaksinës në një kohë sa më të shkurtër.

U.d. presidentja Osmani e falënderoi BE për rolin mbështetës të BE-së në procesin e zgjedhjeve, si dhe theksoi që tash është e rëndësishme që të sigurohemi që të respektohet vullneti i qytetarëve. Ajo e siguroi z. Szunyog që orientimi zhvillimor do te jetë i fokusuar në investime në fusha si sundimi i ligjit, punësimi, shëndetësia, arsimi, mjedisi, si dhe digjitalizimi thuhet në komunikatën për media e Zyrës së presidentit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM