Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti-Jusufi: Mqedonia e Veriut e gatshme për bashkëpunim me qeverinë e re

Shk 19, 2021

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherazi kandidati për kryeministër, Albin Kurti bashkë me kandidatin për deputet, Avni Dehari pritën ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi, të shoqëruar nga sekretari i tretë, Rexhep Limani.
Ambasadorja Jusufi e uroi kryetarin Kurti për procesin dhe rezultatin zgjedhor duke i dëshiruar sukses në punën e mëtejme në formimin e institucioneve të reja të Republikës të Kosovës.
Ajo konfirmoi mbështetjen dhe gatishmërinë e Maqedonisë së Veriut për të bashkëpunuar në projekte që i kontribuojnë zhvillimit dhe progresit të dy shteteve.
Kurse Kurti e falënderoi për urimin dhe ndau bindjen që qeveria e re do të formohet shpejt. Ai foli për punësimin dhe drejtësinë si prioritetet kyçe të qeverisjes dhe për dy projektet që kanë të bëjnë me ndërlidhjen zhvillimore të dy vendeve, autostradën Shkup-Bllacë dhe korridorin Prizren-Tetovë, thuhet përmes një postimi në Facebook i Lëvizjes Vetëvendosje.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM