Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde dhe Ambasada e Francës në Kosovë në postimin e tyre në Twitter kanë uruar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ata kanë bërë thirrje për një formim të shpejtë të qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit, sapo rezultatet të finalizohen.
Gjermania dhe Franca me padurim presin ta përkrahin një agjendë ambicioze të reformave, duke përfshirë forcimin e rendit dhe ligjit, si dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Së bashku me Zyrën e BE-së në Kosovë do të vazhdojmë ta përkrahim Kosovën në menaxhimin e pandemisë COVID-19. Gjermania dhe Franca janë të gatshme për ta përkrahur kontinuitetin e dialogut të ndihmuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë në drejtim të integrimit evropian të dy vendeve”, ka shkruar ambasadori gjerman Rohde.