Build Skills with our trainings

Sign up now!

Miratohen aplikacionet për grante investuese dhe asistencës teknike të WBIF

Shk 24, 2021

Sot u mbajt takimi i radhës i Komisionit për Planifikim Strategjik, i kryesuar nga Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti. Në takim u miratuan tri aplikacione me të cilat Kosova do të aplikojë në raundin e 25-të të asistencës teknike të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF), për të zhvilluar projektet sikurse Rehabilitimi dhe ndërtimi i infrastrukturës për mbrojtjen nga vërshimet përgjatë lumenjve Drini i Bardhë, Sitnica dhe Morava e BinçësNdërtimi i hidro sistemit Ibër-Lepenc, dhe për Përmirësimin e infrastrukturës në institucionet e arsimit të lartë.

Po ashtu, u miratua edhe aplikacioni për raundin 6-të të granteve investuese të WBIF, për Autostradën e Paqes, seksionin Besi-Merdar, në vlerë prej 38 milionë euro. Këto mjete financiare pritet ti shtohen grantit me vlerë të njëjtë tashmë të miratuar në dhjetor nga WBIF, dhe kjo pritet të çojë vlerën totale të përfitimit për këtë projekt në 76 milionë euro nga grantet e WBIF ose 40% e kostos totale të projektit.

Asistenca teknike e përfituar për këto projekte do të ndihmojë në përgatitjen për kryerjen e investimeve, ndërsa grantet investuese do të zbatohen drejtpërdrejt. Pjesa tjetër e investimeve do të mbulohen nga huat e ofruara nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane për Investime. Aplikacionet e miratuara do të jenë në funksion të zbatimit të përfitimeve që Kosova do të ketë nga Plani për Ekonomi dhe Investime i BE-së për Ballkanin Perëndimor, thuhet nkomunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM