Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti-Abbott: Dialogu me Serbinë duhet përgatitur me marrëveshje të qëndrueshme

Shk 26, 2021

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje njëherazi kryeministri në ardhje, Albin Kurti, bashkë me kandidatin për deputet, Arben Vitia ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, të shoqëruar nga sekretari i dytë politik, Richard Le Vay,

Ambasadori Abbott e uroi kryetarin Kurti për fitoren në këto zgjedhje dhe i dëshiroi sukses në angazhimin e mëtejmë drejt formimit të institucioneve të reja.

Kryetari Kurti e falënderoi për urimin, dhe duke ndarë bindjen se qeveria e re do të konsolidohet shpejt, e njoftoi atë me disa prej prioriteteve të saj.

Punësimi, drejtësia, pandemia me të cilën po përballemi dhe sigurimi i vaksinës për qytetarët tanë janë çështje kyçe tha Kurti.

Ai foli edhe për një bashkëpunimin më të përgjegjshëm e cilësor mes qeverisë së re dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës, si dhe për dialogun me Serbinë për të cilin përsëriti që nuk duhet të ngutemi duke premtuar me afate kohore dhe se dialogu duhet të jetë i përgatitur mirë e marrëveshja e qëndrueshme.

Në fund, të dy u dakorduan për bashkëpunim në projekte konkrete që do të ndihmonin si shtetndërtimin demokratik e zhvillimin ekonomik të vendit tonë, ashtu edhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve tona në të ardhmen, thuhet në postimin në Facebook të Lëvizjes Vetëvendosje.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM