Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák, do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor në javën e parë të marsit.
Duke filluar vizitën e tij në Kosovë nga 1 deri më 3 mars, ai do të vazhdojë vizitën në Serbi nga 3 deri me 4 mars dhe gjithashtu do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal nga 4 deri në 5 mars.
Lajčák planifikon të takohet me udhëheqjen politike të të tre partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Bashkimit Europian.