Build Skills with our trainings

Sign up now!

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kosovalive sjell botimin “136 Zëra”

Mar 1, 2021

Në një kohë kur progresi disa dekadësh i të drejtave të grave dhe vajzave po rrezikohet edhe nga efektet e pandemisë COVID-19, ngritja dhe rritja e zërave të grave nga të gjitha sferat e jetës po bëhet çdo ditë e më e nevojshme.

Për këtë arsye, vendosëm t’i rikthejmë dhe ridëgjojmë zërat e 136 grave dhe vajzave të cilat bënë jehonë përmes kutisë “WoW-Woman of the Week”, gjatë viteve 2013-2016, e cila publikohej në kuadër të Kosovalive360. Për 136 javë, përgjatë gati tre vjetësh, një grua rrëfente storjen e vet multidimensionale përmes kutisë WOW.

Atëbotë, qëllimi i krijimit të kategorisë “WoW” kishte qenë që t’i sillnim audiencës tregime të kontributit të llojllojshëm të grave dhe vajzave. Kutia “Wow” do të ishte ndryshe nga kutitë ku faqet online zakonisht i vendosnin gratë, e ku përmes një fotografie, pasqyrohej vetëm dukja e tyre, me fokusin vetëm në një dimension të qenies së tyre – atë fizik. Qëllimi i kutisë “WoW” ishte shtimi i pasqyrave në kuti, përmes së cilave mund të reflektoheshin mendimet, idetë, puna dhe kontributi i grave dhe vajzave.

“WoW”, u krijua për lexuesin e zakonshëm, që ishte mësuar t’i shihte fotografitë një dimensionale të grave nëpër webfaqe, por të cilat nuk kishin buton për klikim ku mund të “mësohej më shumë” për punën e jetën e tyre. Përzgjedhja për shfaqje në “WoW” bazohej në rekomandime nga gratë, koleget, familjarët e kontribueseve që punonin, krijonin, edukonin, ndërtonin, shpeshherë në heshtje.

Brenda muajit, në kutinë “WoW” pasqyroheshin storje të katër grave. Puna e njërës nga to, atë kohë, ishte më e etabluar dhe zëri i saj dëgjohej më shumë në shoqëri, ndërsa tri të tjera do të ishin ende në fillim të karrierës së tyre apo për punën e tyre ende nuk ishte dëgjuar. Ky zinxhir shpresonim se do të ndërtonte një rrugë më të fortë, e më të pasur për qëndrueshmërinë e punës dhe suksesit të secilës, duke i ndihmuar të shpërthenin jashtë atyre “kutive” tradicionale e kulturore.

“WoW” pra ishte kuti fleksibile e multidimensionale dhe gjithmonë shpërthente përtej katër këndeve të saj duke e tërhequr lexuesin në një botë të pasur me storje nga jeta e grave në mjekësi, biznes, art, bamirësi, shkencë, film, agronomi, media e deri tek fizika.

Për dallim nga ato “kuti një dimensionale”, “WoW” e joshte lexuesin në një tregim unik, përplot punë, e rrugë peripecishë, të kurorëzuara përfundimisht me suksese dhe me udhërrëfime e rekomandime për gratë e vajzat e tjera.

Në këto kohë pandemie, me tendenca të ringjallura shtypëse shoqërore, politike e ekonomike, për të na rikujtuar multidimensionalitetin e rolit, kontributit e vlerës që gratë kanë jo vetëm nëpër familjet tona, po në shoqëri, ekonomi, e shtet-ndërtim, ne ju rikthejmë zërat e 136 grave, me shpresë se jehona e tyre do të shtrojë një rrugë më të drejtë për të tjerat.

Për këtë 8 mars, dhuroni librin “136 Zëra”, që zëri i vajzave dhe grave të mos pushojë së jehuari.

Kopjen tuaj të librit “136 Zëra” mund ta bleni në KosovaLive nga sot. Për detaje shtesë ju lusim të kontaktoni direkt në 049 55 88 11 apo në kosovalive.social@gmail.com.

Të ardhurat nga shitja e librit, do të investohen në programe për avancimin e vajzave dhe grave.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM