Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherazi kryeministri në ardhje, Albin Kurti pas certifikimit të rezultateve të sotme të zgjedhjeve të 14 shkurtit, Lëivzja Vetëvendosje doli e para me 50, 28%.
Kurti në postimin e tij në Facebook ka falënderuar qytetarët dhe mërgatën për votën e tyre me 14 shkurt, ku ka thënë se është ditë e mirë për Republikën, shans i madh për Kosovën.
Çertifikimi i rezultateve u bë sot. Fitoi referendumi, fituam në referendum: 50,28%. Ditë e mirë për Republikën. Shans i madh për Kosovën.
Ju falemnderit të gjithë qytetarëve dhe mërgatës për votën e tyre me 14 shkurt, të gjithë anëtarëve e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për punën dhe angazhimin e tyre, të gjithë kandidatëve të listës sonë 127 për përfaqësimin dhe kontributin e tyre.
U jam mirënjohës përzemërsisht e përjetësisht të gjithëve. Fitorja është e secilit prej jush.
Fituam KREJT, ecim DREJT. Urime!