“Kosova të cilën e duam është Kosova në të cilën personat me Sindromën Down ndihen të sigurt për të tashmen e tyre dhe janë entuziast për të ardhmen.
E për të arritur këtë qëllim, së pari duhet të punojmë në vetëdijësim në mënyrë që përfundimisht të ndodhë integrimi i natyrshëm i personave me Sindromen Down në shoqërinë tonë.
Jemi shumë më shumë të njëjtë se sa të ndryshëm. Pas një viti sfidues, përtej thirrjeve për mbajtje të distancës ne nuk kemi lënë gurë pa lëvizur që të mbesim të afërt e përzemërt me njëri tjetri.
Në po këtë frymë, të punojmë së bashku për t‘u siguruar që të mos presim nga të tjerët të ndryshojnë e t’i përshtaten masës, por të ndryshojmë ne në mënyrë që ata që sot ndihen ndryshe e të përjashtuar, nesër të ndihen të dëgjuar e të integruar.
Për sytë plotë jetë e buzëqeshjet më të dëlira, do jem gjithmonë mikesha juaj e përbetuar”, ka thënë u.d. e presidentes, Vjosa Osmani në postimin e saj në Facebook.
Kush dhe pse po i thotë “jo” shkollimit?
Erlida Mulaku Braktisja e shkollës nga moshat e reja, është bërë dukuri shqetësuese në Kosovë. Ndonëse arsimi është i...