Në seancën konstituive të legjislaturës së VIII të Kuvendit të Kosovës zgjedhet Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje, kryetar i Kuvendit të Kosovës, me 69 vota për dhe 33 kundër dhe pa asnjë abstenim.
Në sallën e Kuvendit gjatë votimit kanë qenë 113 deputetë.
Konjufca ka thënë se si kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës. do ta bëjë me nder, përgjegjësi dhe përkushtim pa i dalluar deputetët si të një partie caktuar dhe duke i konsideruar ata si deputetë të popullit të Kosovës.
Pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar i Kuvendit të Kosovës, deputetët kanë zgjedhur edhe nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Saranda Bogujevcin, Partia Demokratike e Kosovës Bedri Hamzën dhe Lidhja Demokratike e Kosovës Kujtim Shalën, ata janë votuar me 107 vota për dhe 6 kundër, asnjë abstenim.
Kurse Lista Serbe për nënkryetarë ka propozuar Slavko Simic, partitë joshumicë propozuan Bekim Arifin, me 91 vota për, 6 kundër dhe 10 abstenime, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.