Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.
Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Kosnett rreth zgjedhjeve demokratike të LDK-së dhe qëndrimeve karshi situatës aktuale politike në Kosovë.
Po ashtu kryetari Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Kosnett për rolin konstruktiv që do ta ketë LDK-ja në opozitë, thuhet në komunikatën për media e LDK-së.