Build Skills with our trainings

Sign up now!

Armend Mehaj pranoi zyrtarisht detyrën e ministrit të Mbrojtjes

Mar 23, 2021

Në Ministrinë e Mbrojtjes, sot Armend Mehaj zyrtarisht pranoi detyrën e ministrit të Mbrojtjes nga ana e ministrit të deritashëm, Anton Quni. Në pritjen e ministrit Mehaj dhe stafit të tij, përveç ish-ministrit Quni ishin edhe komandanti i FSK-së gjenerallejtnant Rrahman Rama, sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes, Rozafa Ukimeraj, komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneralbrigade Fadil Hadërgjonaj dhe zyrtarë e oficerë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Me këtë rast, ish-ministri Quni, pasuesit të tij ministrit Mehaj  i uroi shumë suksese në punën e tij duke i dorëzuar pakon e dokumenteve kryesore të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kurse, nga ana e tij, ministri Mehaj vlerësoi lart punën e deritashme të ministrit Quni duke shprehur besimin se të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së do të angazhohet t’i avancoj edhe më tej drejtë përmbushjes së plotë të misionit kushtetues dhe ligjor.

Ai ndër të tjera theksoi se kjo do të arrihet duke zhvilluar forca profesionale bazuar në standardet më të larta të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s për të qenë të ndërveprueshme dhe kompatibile në operacionet ndërkombëtare në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM