Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ministrja Haxhiu: Ne do ta nisim punën që e kishim lënë këtu

Mar 23, 2021

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka pranuar detyrën e re për të udhëhequr këtë dikaster, detyrë kjo e cila i është dorëzuar nga ministri i deritanishëm Selim Selimi.

Pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të detyrës, Haxhiu tha se edhe përkundër sfidave që e presin Qeverinë dhe Ministrinë e Drejtësisë, ajo është e përkushtuar në disa çështje që kanë të bëjnë me drejtësinë.

“Sapo të votohet programi Qeverisës, ne do të nisim punën që e kishim lënë në çështjen e Vettingut në drejtësi, luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit përmes fuqizimit të legjislacionit. Po ashtu themelimin e Institutit për Hulumtimin e krimeve të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, fuqizimin e kapaciteteve të institucionit për hetimin dhe gjykimin e këtyre krimeve, adresimin e dhunës në familje  por edhe shumë çështje të tjera”, tha ministrja Haxhiu.

Ministrja Haxhiu shprehu gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me opozitën për çështjet që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë dhe që janë në interes të Republikës së Kosovës.

Ndërsa ministri i deritanishëm Selim Selimi ka uruar ministren e sapo emëruar të Drejtësisë, Albulena Haxhiu si dhe i dorëzoi Raportin e Punës së Ministrisë së Drejtësisë, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Drejtësisë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM