Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani uron Kurtin: Na priftë e mbara në rrugëtimin tonë të drejtë

Mar 23, 2021

Vjosa Osmani ka uruar Albin Kurti për pozitën si kryeministër duke thënë se votimi në Kuvendin e Kosovës është reflektimi më i saktë e më i sinqertë i vullnetit të qytetarëve, ashtu siç është shprehur qartë më 14 shkurt, ka shkruar Osmani në postimin e saj në Facebook.

 

Urime, Kryeministër Kurti!

Votimi juaj sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës si Kryeministër i vendit tonë dhe i kabinetit qeveritar është reflektimi më i saktë e më i sinqertë i vullnetit të qytetarëve tanë, ashtu siç është shprehur qartë më 14 shkurt.

Vërtetë sfidat janë të shumta, qoftë ato të trashëguara e qoftë ato të reja, por në rrugëtimin që filloi sot, uroj që vendimet e politikat tuaja të jenë shembëlltyra më e mirë e nevojave, kërkesave e ëndrrave të qytetarëve të vendit tonë.

Sot është jo vetëm Ditë e Bardhë, por një kapitull i ri në historinë e Republikës, ndaj pres që së bashku të punojmë drejt përmbushjes së pritshmërive të qytetarëve tanë, ashtu siç i kanë shprehur ata zëshëm në kutitë e votimit!

Qoftë fillim i mbarë e një rrugëtim nga i cili do të dalim të gjithë faqebardhë!

Na priftë e mbara në rrugëtimin tonë të drejtë, me të cilin Kosova jo vetëm do ta përjetojë ndryshimin, por edhe do ta ndjejë çdo ditë, në çdo hap dhe për çdo gjë!

Për krejt dhe pa përjashtim, për të gjithë dhe pa dallim, për Kosovën shtëpi tonë të përbashkët.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM