Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pranuar telegram urimi nga kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Igor Zorčič.
Zorčič ka thënë se Republika e Sllovenisë do të vazhdojë të mbështesë qartë proceset e integrimit të Kosovës dhe përpjekjet e reformës në fushën e ekonomisë, atë sociale, institucionale dhe në të gjitha fushat e tjera, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.
“Shkëlqesia juaj,
Në emër të Asamblesë Kombëtare të Republikës së Sllovenisë dhe në emrin tim personal, do të doja t’ju përgëzoja sinqerisht për zgjedhjen tuaj si kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe t’ju uroj çdo sukses në kryerjen e këtij funksioni të çmuar dhe të përgjegjshëm dhe në arritjen e qëllimeve të përcaktuara.
Jam i kënaqur që marrëdhëniet dypalëshe midis vendeve tona janë zhvilluar me sukses dhe që gjithashtu anëtarët e të dy parlamenteve kontribuojnë në thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.
Unë besoj se në të ardhmen ne do të rrisim më tej bashkëpunimin ndër-parlamentar, duke shkëmbyer pikëpamjet, përvojat dhe praktika të mira, dhe do të mbështesim efikasitetin e punës parlamentare duke forcuar respektin dhe besimin e ndërsjellë.
Unë do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi për t’ju siguruar që Republika e Sllovenisë do të vazhdojë të mbështesë qartë proceset e integrimit të vendit tuaj dhe përpjekjet e reformës në fushën e ekonomisë, atë sociale, institucionale dhe në të gjitha fushat e tjera.
Ju lutemi pranoni, Shkëlqesia Juaj, konsideratën time më të lartë për ju”, thuhet në urimin e kreut të Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Zorčič.